E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshta, stina e freskimit diplomatik në Tiranë

Ndryshimi Brukseli, Uashingtoni dhe Berlini sjellin ambasadorët e rinj

Vjeshta e ardhshme do të jetë stinë e ndryshimeve diplomatike. Zëvendësimet në misionet diplomatike shqiptare jashtë vendit përkojnë me disa zhvillime të ngjashme në disa seli diplomatike të akredituara në Tiranë si ajo e SHBA, ambasada gjermane, por edhe ajo e delegacionit të Komisionit Europian. Për sa i përket dy të parave, është mbyllur edhe procedura formale e lamtumirës, e cila është bërë e njohur nga media. Ambasadori amerikan, John Withers, dhe ai gjerman, Berndt Borchard, kanë zhvilluar takimet përmbyllëse me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ç’ka i jep fund zyrtarisht misionit të tyre në Shqipëri. Ndërkohë, Uashingtoni ka bërë të njohur emrin e Alexander Arvisu si zëvendësues të Withers, i cili do të marrë miratimin e senatit në muajt shtator-tetor. Me rëndësi është ndryshimi që pritet të ndodhë në përfaqësinë e Komisionit Europian në Tiranë, e cila sipas gjasave do të kthehet në ambasadë të Bashkimit Europian. Caktimin e ambasadorit të ri që tanimë nuk do të përfaqësojë vetëm Komisionin Europian, por të 27 vendet anëtare do ta kryejë, Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›