"Historinë e Shqipërisë nuk e përbaltin dot llafazanët apo rrufjanët politikë"
19/02/2005 Dokle ndan në Ballsh certifikatat e Dëshmorëve të Kombit
Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka marë pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës në qytetin e Ballshit. Gjatë takimit me veteranët dhe familjarët e dëshmorëve, Dokle është shprehur se "me historinë e dëshmorëve dhe të veteranëve tanë ne duhet të ndihemi krenar dhe të mos dëgjojmë përrallat e njerëzve që nuk e duan dhe kërkojnë që ta përbaltin këtë histori. Atë nuk mund ta përbaltë asnjë demagog, llafazan, shpifarak, apo rrufjan politik". Nga ana tjetër, Dokle ka bërë dhe vlerësim për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të popullit shqiptar në LANÇ, duke e krahasuar me përkrahjen që aktualisht po jep Shqipëria në luftën kundër terrorizmit. Në këtë takim, numri dy i ekzekutivit shqiptar ka shpërndarë 25 certifikata për luftëtarët mallakastriotë, të cilët morën pjesë në LANÇ. Dokle e ka cilësuar zonën e Mallakastrës si "një nga trevat më heroike, më patriotike, që në shekuj i ka dhënë vendit emra të shquar dhe ka shkruar faqe historie". Gjithashtu, Dokle në këtë takim është njohur nga afër me problemet dhe shqetësimet që ka aktualisht kjo shtresë e shoqërisë sonë. Këto takime të përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse janë në vazhdën e kuvendimeve me publikun për të akumuluar sa më pranë partisë elektorat për përballimin e zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj vere.