PS nis takimet me intelektualët

19/02/2005 13 komisionet e KPD-së hartojnë planin e punës për përgatitjen e strategjisë së ardhshme
Posterat dhe kandidatët do të përzgjidhen nga propozimet e Shoqërisë Civile
Problematikat elektorale
Diskutim mbi kriteret e kandidatëve për deputetë të PS-së. Përcaktimi i prioriteteve për hartimin e programit elektoral të partisë, duke iu referuar propozimeve të shoqërisë civile. Përgatitja e një database të plotë me të gjithë kandidaturat e mundshme për deputetë.
Organizimi
Përgatitja e planveprimit për rritjen e bashkëpunimit mes strukturave të Partisë Socialiste në funksion të fushatës elektorale. Organizimi i strukturës së Komiteteve Zonale Elektorale, duke afruar mendimin dhe njerëz të shoqërisë civile, intelektualë etj
Marrëdhëniet me publikun
Hartimi i programeve të grupeve të punës për përgatitjen e posterave, logove, mesazheve, të cilat do të përdoren në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Përgatitja e një plani veprues për të zhvilluar takime me shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Partia Socialiste fillon punën për hartimin e programit të saj për fushatën elektorale. Në datën 23 shkurt, komisionet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues do të organizojnë mbledhjet me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, intelektualëve, akademikëve etj. Mbledhja e ekspertëve më të mirë të PS-së, të cilët do të ndahen sipas kategorive, ku operojnë do të sjellin mendimet, propozimet dhe kritikat e tyre për veprimtarinë e kësaj partie për zgjedhjet elektorale. Debatet do të zhvillohen nën drejtimin e 14 komisioneve të KPD-së, ku hartimi i një platforme elektorale do të jetë kryefjala e kësaj nisme. Organizimi i punës së PS-së që nga organizatat socialiste për çdo qendër votimi deri në strukturat më të larta do të sjellë pranë kësaj partie mendimin dhe prezencën e shoqërisë civile. 14 tryezat e komisioneve të KPD-së do të kenë më tepër karakter seminaresh sesa të mbledhjeve rutinë.
Problematika elektorale
Komisioni i problematikës elektorale në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, do të thithë mendimin e këtyre të fundit për të përcaktuar kritere të kandidatëve për deputetë dhe hartimin e platformave, të cilat kandidatët do të shpalosin para publikut. Hartimi i projekteve me kriteret përzgjedhëse për kandidatët do të synojë që të afrojë pranë partisë njerëzit që gëzojnë reputacion, kanë integritet në shoqëri, si dhe të jenë fitues potencial përballë përfaqësuesve të forcave të tjera në zgjedhjet e përgjithshme. Përqasja e mendimit intelektual në PS-së, sipas përfaqësuesve të kësaj partie është në vazhdën e organizimit të socialistëve për të përballuar me sukses zgjedhjet si brenda partisë ashtu dhe zgjedhjet e përgjithshme në shkallë vendi.
Marrëdhëniet me Publikun
Komisioni i Marrëdhënieve me Publikun, gjatë debateve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualëve, do të hartojë punën për përgatitjen e posterave dhe logove, që do të përdoren në fushatën elektorale nga Partia Socialiste. Prej propozimeve do të përzgjidhen variantet që do t'i përshtaten më shumë elektoratit të majtë. Komisioni organizativ do të synojë që, nëpërmjet hartimit të një programi të detajuar, të arrijë objektiva të tilla si shtimin e radhëve të përkrahësve socialistë, kjo duke iu referuar kategorive sociale dhe faktorëve të interesuar për progres. Gjithashtu, do të hartohen politika për të përballuar propogandën dhe rivalitetin e forcave opozitare gjatë fushatës elektorale.
Gratë e PS
Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet veprimtarisë me gruan socialiste dhe integrimit të saj në jetën politike. Komisioni i Shanceve të Barabarta do të kërkojë integrimin e gruas shqiptare në vendimmarrje. Gjithashtu, komisionet e tjera të KPD-së së bashku me mendimin dhe propozimet që do të akumulohen nga shoqëria civile do të hartojë në fund raporte, të cilat do të jenë produkt për platformën elektorale të PS-së. Në këtë mënyrë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, akademikët dhe intelektualët do të jenë alternativa të mundshme kandidimi si deputetë në zgjedhjet e përgjithshme.
Zbatimi i sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e rëndësishme të Partisë Socialiste pritet të jetë një nga pikat, që do t'i ndryshohen statutit të kësaj partie. Pas propozimit të bërë disa muaj më parë, nga deputeti Petro Koçi dhe pas deklaratës në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues për aplikimin e këtij parimi nga kreu i PS-së, Fatos Nano, tashmë i takon Kongresit të muajit prill, që të miratojë këto propozime. Gjithashtu, duke iu referuar propozimeve të Koçit, ndryshimet në statutin e PS-së mund të konsistojnë në ndarjen e mandateve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë nga ai i kryetarit të Grupit parlamentar. Kjo për efekt të rritjes së profesionalizmit në detyrë. Ndërkohë, akoma nuk ka filluar puna e grupit të posaçëm për shqyrtimin e ndryshimeve në statutin e PS-së. Burime në Partinë Socialiste theksojnë se Kongresi elektoral i prillit ka gjasa të mos merret me miratimin e ndryshimeve në statut, pavarësisht platformës që do të zhvillojë mbledhjet ky Kongres.