Strategjia, rrugë hekurudhore për turistët nga Kosova
19/02/2005 Partia Demokratike në programin e saj parashikon dhënien me koncension të zonave turistike
Duhet të punohet me mediat për imazhin e Shqipërisë dhe për vizitorët
Strategjia e PD-së për zhvillimin e turizmit, që po hartohet nga anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave, parashikon ndërtimin e një aksi hekurudhor, që do të lidhë Shëngjinin me Kukësin. Anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave janë duke punuar mbi një planveprimi, mbi zhvillimin e turizmit, nëse opozita fiton zgjedhjet. Specialistët janë të mendimit se Shqipëria, megjithëse ka resurse të konsiderueshme turistike, nuk është në gjendje të thithë as 0.1 për qind të turizmit rajonal. Mangësia më e madhe e turizmit shqiptar, sipas tyre, është mungesa e infrastrukturës si dhe informacioni i pakët që kanë të huajt për Shqipërinë.
Transporti
Një rëndësi të veçantë në strategjinë e PD-së, e hartuar nga Komisioni i Administrimit të Territorit dhe Pushtetit Vendor, i është kushtuar turizmit kosovar. Specialistët janë të mendimit se ndërtimi i një aksi hekurudhor, Shëngjin-Kukës do të bëjë të mundur thithjen e tregut të Kosovës. "Dihen tashmë peripecitë dhe vështirësitë që duhet të heqin bashkëkombasit tanë në Kosovë për të ardhur muajve të verës në Shqipëri në sesionin e pushimeve. Ndërtimi i një aksi të tillë hekurudhor jo vetëm që do të shtonte numrin e pushuesve nga Kosova, por do të shërbente dhe për zhvillimin e mëtejshëm mes dy vendeve", shprehen specialistët. Strategjia, që po hartohet në zyrat e KOP, parashikon dhe ndërtimin e një aeroporti të ri në Rinas dhe lidhjen e tij më sërë aero-helioportesh lokale, që do të ndërtohen në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër etj. Gjithashtu në strategji është përfshirë ngritja e linjave detare që do të shërbejnë gjatë sezonit turistik, me itinerar Velipojë-Shëngjin-Durrës-Vlorë-Himarë-Sarandë. Hapja e rrugës që do të lidhë bregdetin e Jonit që nga Vlora deri në Sarandë shihet si një domosdoshmëri për zhvillimin turistik të kësaj zone.
Infrastruktura
Sipas specialistëve, turizmi, për vetë specifikën e tij, nuk mund të ketë sukses, në rast se për këtë qëllim nuk ndërmerret një fushatë publicitare dhe sensibilizimi. Sipas hartuesve të programit, përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar, përmes trupit diplomatik, komunitetit të emigrantëve dhe studentëve, apo mediave ndërkombëtare, janë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj fushe. Strategjia parashikon ndër të tjera ngritjen me koncension nga agjenci të fuqishme evropiane të infrastrukturës turistike, si hotele apo dhe ambiente të tjera shërbimi. Nga ana tjetër, pika të rëndësishme të strategjisë janë dhe mbrojtja e tokave bujqësore në funksion të agroturizmit, apo rishikimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet e mëdha të infrastrukturës, përfshi projektin Ambo dhe TEC në Vlorë për të shmangur pasojat në mjedis dhe turizëm.
1. Ndërtimi i aksit hekurudhor Shëngjin-Kukës
2. Rruga e bregdetit Vlorë-Sarandë
3. Linja detare Velipojë-Shëngjin-Durrës-Vlorë-Himarë-Sarandë të paktën në sezonin turistik
4. Ndërtimi i aeroportit të ri në Rinas dhe lidhja e tij me një sërë aero/helioportesh lokale si në Kukës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër
5. Rishikimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet e mëdha