E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajson, fajtor për drogë

Majk Tajson, ish-kampioni i Botës në peshat super të rënda, u shpall fajtor ditën e hënë për zotërim droge dhe drejtim të makinës nën influencën e saj, duke sjellë edhe një pështjellim të trafikut kur ai doli nga një klub nate vitin e kaluar. Tajson pranoi qetësisht në gjykatë se ai kishte përdorur kokainë dhe ishte në efektin e saj kur drejtoi automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme, më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas ligjeve në Shtetet e Bashkuara, ky krim mund të ndëshkohet deri në katër vite burg. "Është e vërtetë që ai ishte një krim, por ai ishte kundër vetes së tij", - tha avokati i boksierit të famshëm, Devid Cesnof.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›