E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Siemens, 1.3 miliard euro korrupsion

Në skandalin më të madh të korrupsionit në Gjermani bëhet fjalë për pagimin nga koncerni Siemens të rreth 1,3 miliardë eurove.

Dyshohet se ato janë përdorur në pjesën më të madhe për ngritjen e arkave të zeza jashtë vendit. Në këtë skandal korrupsioni, Siemens përgatitet për marrëveshje të gjata dhe të vështira me autoritetin mbikqyrës të bursës amerikane SEC dhe nuk sheh ende fundin e penaliteteve financiare. "Presim që bisedimet të zgjatin disa muaj", tha sot (30.4.) anëtari i bordit Peter Solmssen përgjegjës për luftimin e korrupsionit dhe çështjet ligjore, gjatë prezantimit të rezultatit të gjashtëmujorit në Mynih.

Siemens nuk do të bëjë të ditur emra. Kompania do të hetojë edhe më tej nëse duhen nxjerrë përpara përgjegjësisë edhe anëtarë të tjerë të bordit. Kryejuristi Peter Solmssen, i cili përgjigjet për respektimin e ligjeve ekzituese iu referua informacioneve të reja të paraqitura nga avokatët amerikanë. Ato megjithatë nuk janë të mjaftueshme për një apo disa padi për zhdëmtim.

"Këto fakte nuk përbëjnë prova në kuptimin juridik. Hetimet ende nuk kanë përfunduar. Për të gjithë, pra edhe për ata kundër të cilëve ngrihen akuza, vlen supozimi i pafajësisë. Gjykimet e parakohshme nuk janë të pranueshme"

Hetuesit amerikanë të ngarkuar nga kompania Siemens e kanë çliruar plotësisht kryetarin aktual të bordit. Lidhur me dorëheqjen e anëtarit të bordit për teknikën mjekësore Erich Reinhard, shefi i koncernit Peter Löscher u shpreh shumë rtë: "Nuk ka asnjë provë që zoti Reinhard të ketë qenë personalisht i implikuar në ndonjë mënyrë. Por ka patur korrupsion në kohën që ai kishte përgjegjësinë drejtuese dhe zoti Reinhard mori vetë një vendim personal. Për këtë ai ka gjithë respektin tim." "Edhe pse rrethanat e dorëheqjes së tij n'a trishtojnë të gjithëve", tha Löscher shprehimisht.

Bisedimet me autoritetin mbikqyrës të bursës amerikane SEC dhe me ministrinë amerikane të drejtësisë sipas anëtarit të bordit Solmssen do të vazhdojnë disa muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›