Moisiu: “Rama e Berisha të merren vesh, të mendojnë për popullin”.
Autori i Lajmit: Redaksia
“Klasa politike duhet të tregohet më e ndjeshme ndaj problemeve të vendit”.
Ky është apeli që ka bërë sot ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Ndërsa po fliste në një aktivitet të organizuar nga ambasada italiane, ish-presidenti Moisiu i ka bërë thirrje politikës të gjejë rrugën e komunikimit për hir të interesave të qytetarëve shqiptarë.
“Unë u bëj thirrje forcave politike kryesore të mendojnë më shumë për këtë popull”,- ka thënë Moisiu. Sipas tij, drejtuesit politikë duhet të tregohen më elastikë në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të lindura, në mënyrë të veçantë të gjejnë forcën e duhur për tu treguar më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve dhe problemeve të njerëzve”,- Moisiu.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010