Sarandë, çelet Festivali Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore
SARANDË- Orkestra e Igumenicës, së Greqisë dhe Zyrihut të Zvicrës çelën mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Sarandës edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore.
Në këtë festivali do të marrin pjesë rreth 12 orkestra frymore nga vende si Greqia, Zvicra, Gjermania, Kosova, etj, dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Orkestrantët e mrekullueshëm nga Igumenica dhe Zyrihu performuan për publikun sarandiotë, si dhe për pushuesit e shumtë një repertor të larmishëm, ku nuk munguan meloditë e bukura shqiptare.
E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte interpretimi i klarinetistit virtuoz Spiro Murriqi. Performanca e instrumentistëve të orkestrës filarmonike të Zyrihut, erdhi në koncertin e Sarandës pas performancave artistike në Tiranë, Fier e Himarë, të cilët sollën një repertor intersant, që ishte një kombinacion profesional mes pjesëve klasike dhe atyre burimore zvicerane.
Në përbërje të këtij repertori ishin meloditë e bukura shqiptare, si ‘Kur më vjen burri nga stani’, si dhe dy këngë shkodrane.
Edicioni i gjashtë "Festivalit të Orkestrave Frymore" do të vazhdojë deri në datën 17 korrik dhe në skenën e tij në netët e ardhshme do të ngjiten orkestra frymore e Vlorës, orkestra ‘Manxaros’ nga Korfuzi, Igumenica e Lefkadha e Greqisë, me kuartetin e Akademisë së Arteve, Banda e Shkodrës, që një vit më parë u nderua me çmim të parë, me orkestrën e Fierit, me koncertin e kuartetit Emerson’, me fagotistë shqiptarë e gjermanë, si dhe me ‘Tirana New Band’ e Proballkan kuintet.
(atsh/BalkanWeb)