Skandali i trukimeve
Skandali më i madh i trukimit të ndeshjeve në Europë preku edhe futbollin shqiptar, me hetimin e hapur nga UEFA për Vllazninë dhe Tiranën. Sipas kontakteve që Federata Shqiptare e Futbollit ka pasur me "qeverinë" e futbollit kontinental, gjithçka ka ardhur si pasojë e shifrave të mëdha të luajtura në baste, për ndeshjet e dy skuadrave më të mëdha në vend. Kjo është konfirmuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka folur edhe për akuzat për manipulime, ose tentativa për të blerë ndeshjet në kampionatin shqiptar dhe çështjen e gjyqtarëve.
Vetëm pak orë më parë UEFA konfirmoi zyrtarisht se një ndeshje e Tiranës dhe dy ndeshje të Vllaznisë në Europë janë nën hetim…
Nuk kam ndonjë informacion më shumë se mediat për këtë çështje. Të mërkurën u lajmërova nga UEFA pak kohë përpara se të organizohej konferenca për shtyp. Ata më thanë se do heton dy klubet shqiptare, Vllaznia dhe Tirana për ndeshjet në Europë (dy të shkodranëve me Rapidin e Vjenës dhe takimin e kthimit të bardhebluve me Stabaek). Arsyeja që hetohen është sepse sipas informacioneve të UEFA-s ka baste të ekzagjeruara për ndeshjet e tyre. Nuk më kanë komunikuar asgjë tjetër. Përgjigja jonë ka qenë se ishim të gatshëm të ndihmonim, nëse do të na kërkohej një gjë e tillë, por urojmë të mos ketë gjë të vërtetë.
Presidenti i Tiranës, Halili, ka akuzuar federatën se ka dhënë informacione tendencioze të UEFA…
Presidenti i Tiranës është injorant në kuptimin e organizimit të futbollit në Shqipëri dhe në Europë. Sepse presidenti i Tiranës, Cërrikut, Gramshit, Gramozit apo kushdo tjetër, duhet të jetë i sigurt se nëse federata ka ndonjë argument do të marrë masa kundër trukimit. Do ta quaja gabim vetëm nëse nuk do të merreshin masa në rastet kur manipulimet konfirmohen. Përveç zërave, nuk kemi argumente për të penalizuar askënd. Nuk e mohojmë që do ta mbështesim fortë UEFA-n, nëse vërtet ka diçka. Këtë do ta bëjmë në emër të pastërtisë së futbollit, të pastërtisë së lojës dhe në emër të pastërtisë së klubit Tirana. Sepse klubi Tirana nuk është një apo dy individë që mund të kenë bërë gjëra të tilla. Vetë këtij klubi dhe tifozëve nuk u intereson që të shiten ndeshjet.
Cili do të jetë qëndrimi i FSHF-së për klubet nëse ato shpallen fajtore nga hetimi i UEFA-s?
Ka masa të ndryshme që mund të merren për klubet në raste manipulimi, sipas asaj që parashikohet në rregulloret tona. Përfshirja e dy skuadrave shqiptare në këtë çështje nuk është kënaqësi për askënd nga ne, as për institucionet e futbollit, njerëzit që merren me futboll dhe as për klubet. Së pari, dua të theksoj se ky është hetim dhe jo akuzë. Urojmë që të mos ketë gjë të vërtetë, por edhe nëse ka, hetimi nuk mund të akuzojë të gjithë klubin Tirana apo Vllaznia, por vetëm individët. Nëse individët duhen dënuar, le të dënohen. Shpresojmë që mos të ketë dënime kolektive për klubet.
Janë bërë akuza edhe për trukime në kampionatin shqiptar. Lushnja pretendon se Bylisi tentoi të blinte disa lojtarë…
Problemin në fjalë e lexova nëpër gazeta dhe u kërkova inspektorëve të federatës që të shkojnë të hetojnë dhe të përgatisin një material, nëse ka vend për ta bërë një gjë të tillë. E keqja si gjithmonë në Shqipëri është se është e vështirë të bësh dosje, pasi në momentin kur duhet dhënë diçka në formë zyrtare, të gjithë tërhiqen. Ne si institucion kemi dërguar inspektorët e Disiplinës, që nëse i paralelizon me strukturat e gjykatës janë si hetuesit: nëse ka probleme, ata mbledhin materialet dhe hapin një dosje.
A do kalojnë në prokurori këto akuza?
Nëse ka probleme që përbejnë shkelje penale, ato janë kompetencë e të tjerëve. Jemi institucion sportiv dhe japim dënime sportive, ne hetojmë për të dhënë dënime sportive nëse realisht ka probleme. Ne, dhe këtu nuk nënkuptoj vetëm FSHF-në, por të gjitha institucionet e futbollit, kanë tendencën që t‘i zgjidhin problemet e tyre brenda futbollit dhe jo nëpër dyert e gjykatave civile.
Së fundmi ka pasur edhe akuza për gjyqtarët, pas gabimeve të dy javëve të fundit…
Nuk duhet të merremi vetëm me një rast, siç është ai i ndeshjes Dinamo-Apolonia. Unë e kam ndjekur problemin me një lloj shqetësimi. Fierakët kanë një farë të drejte, sepse humbën ndeshjen me një gol të vjedhur. Por nuk jam dakord me akuzat ndaj gjyqtarit të asaj ndeshjeje (Edvin Hoxha), kurrë nuk dyshoj tek ai person. Ky ishte një gabim njerëzor që në rastin konkret ka penalizuar Apoloninë. Gabimi është njerëzor, ekziston dhe do të ekzistojë sa të jetë futbolli. Ajo që ne mund të bëjmë është përgatitja, instruktimi, kërkesa e llogarisë, shpërblimi për mundësitë që ka vendi ynë. Por, shumica e gjyqtarëve që kemi tani janë djem të mirë, ata nuk janë pengesë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.