Nishani takim me Chountis, raporton detyrimet ligjore për procesin e liberalizimit të vizave
Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, takoi sot raporter i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin, Nikolaos Chountis, me të cilin bisedoi rreth ecurisë pozitive të Shqipërisë në proceset integruese të BE-së. Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë bëri një raport mbi ecurinë e deritanishme të të gjitha detyrimeve ligjore që Ministria e Drejtësisë ka plotësuar në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Nishani bëri një paraqitje të arritjeve të ministrisë në fushën e hartimit të të ligjeve, siç është ai antimafia dhe ai si dhe ai i Bashkëpunimit Ndërgjyqësor Ndërkombëtar si një hap cilësor në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar. Nga ana e tij, Chuontis pasi përgëzoi ministrin për arritjet në fushën e drejtësisë dhe si dhe për adaptimin e ligjeve me legjislacionin e BE-së si i deklaroi atij mbështetjen e plotë të grupit të tij parlamentar për liberalizimin e vizave. “Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Evropian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët”, tha reporteri i PE-së, duke u shprehur pozitivisht për ecurinë e proceseve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për plotësimin e detyrimeve nga ana e Shqipërisë. Chountis shprehu besimin se integrimi i këtyre vendeve në BE është një aspekt pozitiv, faktor paqeje dhe stabiliteti për rajonin, por edhe për mirëqenien e popujve.