E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegët ndërojnë Agim Qirjaqin në shfaqjen “Elektra”

TIRANë- Vdekja e parakohshme e aktorit të njohur Agim Qirjaqi, ka shokuar kolegët e tij dhe dashamirësit e artit. Pasditen e së dielës Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, i ka përcjellë lajmin e hidhur spektatorëve, të cilët prisnin të shihnin shfaqjen teatrale “Elektra”. Spektatorët kanë shfaqur reagime emocionale për vdekjen e aktorit, aq të dashur prej tyre.

Shfaqja “Elektra” u zhvillua pasditen e së dielës për nder të aktorit Agim Qirjaqi, ndërsa një tufë me lule u vendos në vendin e mbetur bosh pranë skenës së teatrit, i cili do të ndjejë gjatë mungesën e aktorit.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami u shpreh se ndjen dhimbje të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjizorit Agim Qirjaqi.
“Humbja e parakohshme e Agim Qirjaqit do ndjehet gjatë tek gjithë kolegët, tek të gjithë ata që kanë punuar me Agim Qirjaqin jo vetëm si koleg, aktor por edhe si regjizor”

Aktori ndërroi jetë ditën e djelë në një spital në Tiranë, në moshën 59-vjecare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Homazhet për ndër të tij do të zhvillohen mesditën e së hënës në ambientet e Teatrit Kombëtar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›