E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e socialistëve vendos sot për bojkotin

TIRANE-Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet të miratojnë sot vendimin e kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Po kështu, do të miratohet edhe axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut. Ndërkohë, pritet që kundërshtarët e kryetarit Edi Rama, të kryesuar nga Ben Blushi e Arben Malaj të shprehin sërish qëndrimet e tyre kundër bojkotit të zgjedhjeve të 15 nëntorit, por edhe bojkotit të Kuvendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›