Skandali në Austri: Janë sterilizuar dhunshëm femrat e paafta

Ditorja vjeneze, “Die Presse”, ka cituar psikiatrin për fëmijë, Ernst Berger, i cili thotë se procedurat kirurgjike të sterilizimit janë mbuluar zakonisht si operacion të zorrës qorres.
Gratë dhe vajzat, kryesisht të mitura, nuk ishin as të vetëdijshme se çka ndodhte me to, e as që nuk do të mund të kenë fëmijë.
Gjithçka që ishte e nevojshme për të kryer operacionin ishte që prindërit të japin pëlqimin e tyre, ndërsa mjekët jo rrallë kanë bërë trysni tek ta që të pajtohen me këtë. Shpejt sterilizimi u bë kusht i pranimit të personave në shtëpitë e kujdesit për personat e prapambetur mendërisht.
"Ky ishte një sekret publik, por askënd nuk e interesonte”, ka thënë për “”Die Presse” mjeku Berger, duke shtuar se psikiatri i dikurshëm vjenez, Andreas Rett, ka përkrahur sterilizimin e detyruar të njerëzve, koeficienti i të cilëve ishte më i vogël se 85.
Berger theksoi se qëndrimi i Rettit ishte i njohur për publikun, meqë e ka shpallur haptas në një Kongres të mbajtur në vitin 1975.