Sulmuesi Berisha shënon 4 gola, çmendet Kristian Zige
Besart Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar skuadra e Arminia Bielefeldit të premten në mbrëmje. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola në fitoren 10-1 kundër skuadrës së Kategorisë së Katërt, Pasauer Krasuausval. Shqiptari ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka hapur serinë e golave që në minutën e 12-të të takimit. Më pas ai ka shënuar edhe tre gola të tjerë (35’, 50’ 70’). “Berisha është në formë të shkëlqyer. Ai shënoi katër gola fantastikë në pozicione ekstremist të vështira dhe dha një asist. Berisha është një lojtar me karakter të vështirë, por shumë i talentuar. Unë mendoj se ai duhet të bëhet shembull edhe për të rinjtë që kanë ardhur kohët e fundit në ekip”, ka thënë trajneri pas miqësores.