Nenat qe vdesin ne lindje, gjysma te shendosha
Me shume se gjysma e nenave qe vdesin gjate lindjes jane mbipeshe, behet e ditur nepermjet nje studimi. Grupi “Studimi Konfidencial per Shendetin e Nenes dhe Femijes” (CEMACH) theksoi se vdekjet e nenave ne Mbreterine e Bashkuar jane me te larta se dy dekada me pare. Studimi u publikua dje ne raportin e pervitshem te CEMACH, "Shpetoni Jeten e Nenes''. Ai ndalet te shqyrtimi i vdekshmerise se nenave per ta bere amesine me te sigurt". Sipas provave te paraqitura, nder 300 gra, te cilat kishin vdekur gjate lindjes midis viteve 2003 dhe 2005 nga nderlikimet e lidhura me shtatzenine, me shume se gjysma e tyre ishin obeze (te shendosha). Raporti ve ne dukje se 540 femije mbeten pa nena.
Grate shtatzena obeze jane me shume ne rrezik per te vdekur gjate lindjes, per shkak te shfaqjes se semundjeve te zemres, te aborteve, diabetit, infeksioneve dhe mpiksjes se gjakut. Megjithese perqindja e vdekshmerise nuk ka ndryshuar ne menyre te ndjeshme qe nga viti 2000, eshte rritur me afro 40% qe nga vitet 1985-87, tregon studimi. Grate e varfra ishin shtate here me te predispozuara te vdisnin nga nderlikimet gjate lindjes, thuhej ne studim. Afro 40 per qind e ketyre vdekjeve mund te parandaloheshin, behet e ditur sipas studimit. Ne raport thuhej se obeziteti ne shtatzeni ishte kthyer ne nje "faktor kryesor dhe ne rritje rrezikshmerie per vdekje gjate lindjes".