E Diel, 1 Nëntor 2026

Skarlet Johanson, aktorja kërkon të adoptojë një fëmijë



Skarlet Johanson “kopjon” Anxhelina Zholinë, duke ndjekur modën e koleges së saj dhe të shumë yjeve të tjerë të Hollivudit. Së bashku me bashkëshortin Rajan Rejnolds, ajo mendon të adoptojë një fëmijë. Asnjë shtatzëni natyrale për t’u bërë nënë dhe për këtë vendim nuk dihet se cili është shkaku. Aktorja ka zgjedhur t’i falë dashuri një fëmije nga Afrika, Gana ose Etiopia. Lajmi bëhet i ditur nga revista prestigjioze “Star” sipas së cilës praktika për adoptimin ka filluar prej muajsh. Vetëm pak javë më parë rrugën e adoptimit e ndoqi Melani Sloan, e cila zgjodhi të ishte nënë e një fëmije etiopian. Skarlet duket se është në qiellin e shtatë dhe me zor po pret që ëndrra të bëhet realitet. Mbase më vonë do të vijnë edhe fëmijë të tjerë. Biologjikë? Mbase ...

15 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›