E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesika Biel në kërkim të roleve si protagoniste



Xhesika Biel shpreson të luajë role të “femrave të jashtëzakonshme” në filmat e ardhshëm. Aktorja thotë se ambicia e saj është të sigurojë role të cilat përfaqësojnë femra të fuqishme dhe do t’i japë më shumë shanse për karrierën e saj të ardhshme, megjithëse ajo pranon se jo të gjitha projektet e saj filmike kanë funksionuar. “Sigurisht kam ëndrra për të luajtur femra të jashtëzakonshme dhe të kem mundësi të mrekullueshme. Por ndjehem mirë me këtë ku jam”, ka thënë Biel, e sigurt se në të ardhmen do të mundet të jetë në qendër të vëmendjes edhe në kinematografi.

15 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›