E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesa fiktive për tu pajisur me leje qëndrimi, hetohet një ukrainase



LONDËR – Prej vitesh është folur dhe është diskutuar mbi mënyrën se si emigrantët shqiptarë mund të pajisen sa më shpejt më leje qëndrimi në shtetet e huaja dhe një ndër rrugët më të preferuara dhe më frytdhënëse është ajo e martesës me një shtetase me pasaportë të shtetit ku ai ndodhet. Kjo mënyrë është quajtur si një “biznes”, pasi të shumta janë rastet kur femra të ndryshme, në këmbim të “martesës”, kërkojnë shuma të konsiderueshme parash. Rasti më i fundit është regjistruar në Angli, ku policia e këtij shteti ka nisur dhe një hetim për një shtetase ukrainase, e cila lunte rolin e “shkesit” midis emigrantëve që kërkonin të martoheshin, si të vetmen mënyrë për të siguruar një leje qëndrimi.
Sipas Policisë londineze, Lyuda Fiksit dyshohet se përfitonte para në mënyrë të paligjshme si seksere martesash për emigrantët që kërkojnë dokumente qëndrimi. Hetuesit thonë se në një rast gruaja e dyshuar si mashtruese martoi një shqiptar me emrin Elton, i cili kishte nevojë për një procedurë të tillë derisa nuk kishte dokumente qëndrimi në Britani. Media angleze shkruan se gruaja u ka shërbyer qindra emigrantëve që shkojnë në Britani dhe nuk kanë dokumente. Ata martoheshin me ndërmjetësimin e gruas nga Ukraina dhe më pas përfitonin lehtësirat qeveritare. Sekserja është edhe vetë një emigrante, e cila hyri në Britani 13 vjet më parë. Ajo u kërkonte dokumentet kandidatëve për bashkëshortë dhe pasi shkëmbente fotografitë e tyre, realizonte një takim ballë për ballë mes dy personave, duke u marrë në rast finalizimi të martesës, shuma deri në 8 mijë paund. Sekserja ofronte tarifa të ndryshme sipas rasteve, nëse dikush kërkon të martohet me një britanik apo britanike, pagesa duhet të jetë 20 mijë paund, ndërsa nëse partneri është europian, atëherë pagesa mbetet 8 mijë paund. Një hetues pretendon se një shqiptar i quajtur Elton, i cili kishte nevojë për një grua, pasi qëndronte në Britani në mënyrë të paligjshme, e zgjidhi problemin e tij me gruan nga Ukraina.

Plumba emigrantit shqiptar në sy të djalit

GREQI – Vritet në sy të djalit të tij emigranti shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00, në lagjen “Agjio Pandeleimona” në Athinë. Sipas mediave vendase, viktima po ecte në kryqëzimin Aristomenus dhe Agathokleus dhe papritur disa të panjohur deri në këto momente i zunë pusinë. Tre plumba rrëzuan në tokë 45-vjeçarin shqiptar, i cili ishte me fëmijën e tij të kapur përdore dhe po drejtohej te makina e tij. Sipas policisë, bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i emigrantit shqiptar. Policia e Athinës është vënë në lëvizje për identifikimin e personave që qëlluan si dhe për arrestimin e tyre.
British Council Albania, në bashkëpunim me fondacionin “Vodafone Albania” dhe Fondacionin shqiptar për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara janë duke organizuar javën e emërtuar “Promovojmë gjithëpërfshirjen”. Në kuadër të kësaj jave të rëndësishme janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh në disa qytete të vendit, të cilat synojnë të rrisin më tej ndërgjegjësimin publik për të kuptuar dhe mbështetur më shumë atë pjesë të komunitetit tonë që përballet me vështirësi si pasojë e kufizimit të aftësive të tyre.

3 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›