E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: “Dua të çoj Lacion në Europë”

Igli Tare e ka marrë seriozisht punën e re, pasi vari këpucët në gozhdë. Drejtori teknik i Lacios është duke ndjekur skuadrën në grumbullimin e saj. E ndjen veten gjithmonë pjesë e grupit dhe detyra e tij është të qëndrojë në dispozicion të lojtarëve bardhekaltër për cfarëdo lloj problemi. Qëllimi i tij më i rëndësishëm sic thotë dhe ai gazetën më të madhe spotive italiane "Corriere dello Sport" është "të cojë Lacion në Europë".
Në lidhje me kampionatin e ardhshëm, Tare shpreson se Lacio e tij do të bëjë më mirë se sezonin e kaluar. "Viti i kaluar nuk shkoi mirë, duhet të kthemi të fortë si në kohët më të bukura. Jemi një skuadër e re dhe bazohemi te grupi. Dimë që vetëm me punë mund të bëjmë mirë". Tare flet edhe për rolin e ri. "Jam i kënaqur të punoj për një klub prestigjioz si Lacio. Drejtor sportiv në të ardhmen? Akoma nuk mendoj për këtë pozicion. Tani kërkoj të fitoj eksperiencë, roli i drejtorit sportiv është delikat".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›