Skela: Bajerni na nënvlerësoi
Ervin Skela ka qenë protagonist absolut me skuadrën e Energi Kotbus që i ka marrë një trepikësh të bujshëm kryesuesve të kampionatit, Bajernit të Mynihut. Autori i një asisti të shkëlqyer në golin e parë të Kotbusit, e ka cilësuar si nënvlerësim të bavarezëve këtë rezultat që ka rihapur kampionatin. "Ata na kanë nënvlerësuar para ndeshjes. Ndoshta kanë menduar se ne nuk dinim të luanim futboll. Megjithatë, mund të them se ky nuk ishte Bajerni i vërtetë", u shpreh Skela për mediat gjermane. Fantazisti shqiptar ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Kotbusit gjatë këtij edicioni dhe shihet si një prej arsyeve kryesore pse kjo skuadër ka mundësi reale për të mbijetuar nga rënia në Bundesligën 2.