E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri shënon, mundet Vorskla

Futbollistët shqiptarë në Ukrainë vazhdojnë të dhurojnë paraqitje të shkëlqyera dhe të gjejnë rrugën e rrjetës në ndeshjet e kampionatit. Pas golit të Bylykbashit në takimin e së shtunës, dje e ka pasur radhën Debatik Curri të gjejë rrugën e rrjetës në takimin që Vorskla Poltava ka humbur 2-3 përballë Arsenalit të Kievit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar me anë të një 11-metërshi në minutën e 35-të të takimit, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij, për të shpresuar në një rezultat pozitiv. Por dy gola të skuadrës së Arsenal në minutat 78 dhe 89, kanë përmbysur rezultatin, duke e lënë përsëri "duarbosh" skuadrën e Vorsklës, e cila është në vendin e dytë nga fundi dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›