E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: Do i festojmë Krishtlindjet të qetë

 

Mediat gjermane dhanë vlerësime maksimale për lojën e Ervin Skelës në barazimin 1-1 me Bajer Leverkuzen, të shtunën e kaluar. Për gazetën gjermane “Berliner Zeitung” Skela foli edhe për suksesin ndaj një klubi të dorës së parë si Leverkuzen. “Ne pamë, se edhe ndaj një kundërshtari me buxhet të madh mund të luajmë si të barabartë”. Gazeta rajonale “Lausitzer Rundschau” shkruan: “Regjisori bëri një nga lojërat më të mira të tij në këtë sezon. Ishte thuajse i pranishëm në të gjitha aksionet e rrezikshme si pasues. Dha asistin për Shaon në barazimin 1-1. Vetë Skela thotë: “Goli i vonshëm që solli dhe barazimin ishte ekstremisht i rëndësishëm për ne”. Për  gazetën “Lausitzer Rundschau”, Skela dha këtë intervistë të shkurtër:
Skela, me çfarë ndjenjash shkonin në pauzën dimërore?
Me pozitive. Goli i vonshëm i barazimit në Leverkusen ishte ekstremisht i rëndësishëm për ne. Ishte tamam shumë relaksues për kokën. Kështu, ne mund të festojmë të qetë Krishtlindjet.
Megjithatë, Energi ka vetëm 13 pikë...
Janë shumë pak pikë. Kjo është e qartë. Nga ana tjetër ne kemi luftuar për këto 13 pikë shumë fort. Ne nuk kemi pasur aspak fat në këtë sezon. Përndryshe do të kishim katër pikë më shumë në llogari. Gjithsesi, grupi duket më i konsoliduar se një sezon më parë.
A do të ketë më shumë qetësi në skuadër në ndeshjet e kthimit?
Duhet patjetër të kemi më shumë qetësi. Por, me gjithë ato probleme që ne patëm, ne jemi ende në garë. Nëse ne do t’i zgjidhim problemet, atëherë unë nuk do të kisha më asnjë shqetësim për renditjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›