E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: ‘Ibrahimoviç? Kam luajtur kundër shumë yjeve”



“Mirë se vjen, Ervin Skela!”. Kjo është pritja që iu bë “motorit të ri” të mesfushës së Tus Koblenzit. Skela dha një intervistë ekskluzive për faqen zyrtare të klubit, pak orë përpara se kapiteni i Shqipërisë të impenjohej me Kombëtaren në ndeshjen kundër Suedisë (të humbur fatkeqësisht 4-1). Shpresat e tifozëve të Tus Koblenz për një fitore në ndeshjen kundër Rot Vajs Ahlenit (takimi luhet të dielën) janë të varura edhe te blerja e re e klubit, Ervin Skela. Këtë e përforcon edhe trajneri i Tus Koblenzit, Uve Rapolder, promotori i sjelljes së kapitenit të Kombëtares shqiptare te skuadra gjermane e Bundesligës 2: “Ervini është një njeri shumë i rëndësishëm për ne. Ai sjell cilësi dhe do të stabilizojë skuadrën”. Sipas gazetës gjermane “Rhein-Zeitung”, shqiptari me përvojë të madhe konsiderohet si “der Schlüssel" (çelësi) i zgjidhjes të jo pak problemeve te Koblenzi, që renditet në vendin e tretë nga fundi i tabelës së Bundesligës 2. “Është tipi i futbollistit që na ka munguar”, - thekson trajneri Uve Rapolder. Skela është një nga gjashtë lojtarët shqiptarë te Koblenzi. “Rhein-Zeitung” shkruan edhe për mbrojtësin e majtë kosovar, Shqipran Skeraj. “Ishte lojtari ynë më i mirë në ndeshjen kundër Oberhauzenit”, - thotë Rapolder.

Përshëndetje Ervin! Përse vendosët për Tus-in?

Vendosa për Tus-in dhe (trajnerin) Uve Rapolder, pasi dëshiroj të ndihmoj ekipin në këtë situatë të vështirë. Gëzohem shumë për trajnerin, me të cilin kam kontakte prej një kohe të gjatë. Përpjekjet e tij ndaj meje ishin thjesht sensacionale. Jam i kënaqur që do të punoj me Uve Rapolderin dhe e vlerësoj shumë atë si njeri. Kam shumë për ta falënderuar, pasi i detyrohem parimisht jo pak gjatë gjithë karrierës sime. Ai është faktori përcaktues në vendimin tim për të ardhur te Tus Koblenz. Uve Rapolder më bindi.

Ti ke qenë gjithmonë i lidhur me skuadra të tjera nga Bundesliga 1 dhe ajo 2.
Po, kjo është e vërtetë. Kam pasur oferta edhe nga Bundesliga. Por, siç e thashë, klubi dhe para së gjithash Rapolder bënë shumë përpjekje për mua. Këtë besim dëshiroj tani t’ua shpërblej me rezultate të mira.

A je i gëzuar për detyrën e re?
Po. Në çdo rast unë jam krenar që më jepet mundësia të luaj për Tus-in. Dëshiroj të ndihmoj skuadrën. Jam i vetëdijshëm, për atë që presin prej meje. Fillimi i sezonit nuk ishte kaq i mirë, por skuadra ka kualitete të shkëlqyera. Gëzohem shumë për klubin, skuadrën dhe tifozët.

Njeh dikë nga shokët e rinj të skuadrës?
Disa i njoh, natyrisht. Kundër Shefki Kuqit, për shembull kam luajtur disa herë me ekipin Kombëtar. Është me të vërtetë një lojtar i mirë. Gëzohem për golat që mund të shënojmë së bashku dhe natyrisht për të jashtëzakonshmin Kuqi.

17 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›