Skela dhe Kapllani, një hap larg rënies nga kategoria
As fitorja nuk do të ishte e mjaftueshme për Kotbusin e Evrin Skelës dhe Karlsruher të Edmond Kapllanit në javën e fundit në Bundesligë në rast se po të njëtën gjë bënin edhe Borusia e Mynshegladbahut dhe Arminia e Bielefeldit. Nga Bundesliga 1 bien direkt dy skuadra (në këtë rast Karlsruher dhe Kotbus), ndërsa skuadra e pozicionuar në vendin e 16 luan ndeshje play-out me skuadrën e renditur në vendin e 3-të në Bundesliga 2. Kotbusi do të luaj sot ndaj Leverkusen ndërsa Karlsruher ndaj Hertës së Berlinit. Problematike është edhe pozicioni i Bokumit të Mërgim Mavrajt, të cilit i duhet të paktën barazimi ndaj Këlnit në fushën e këtij të fundit. Bokum renditet në vend të 14 me 31 pikë.
Danimarkë
Skuadra e Besart Berishës AC Horsens duhet të fitojë me patjetër këtë javë në fushën e vet ndaj FC Nordsjælland për të pasur shanse qëndrimi edhe për sezonin tjetër në elitën e futbollit danez. Horsens është në vednin e parafundit më 24 pikë, 2 më pak se Sønderjysk, ndaj së cilës do të luajë në javën e fundit. Kampionati danez ka edhe tri javë kalendarike.
Bullgari
Ditmar Bicaj dhe Klodian Semina janë matematikisht në Kategorinë e Dytë për sezonin e ri. Belasitsa Petrich, skuadra ku ata aktivizohen renditet në vend të futndit pas 27 javësh kampionat me vetëm 14 pikë, 9 pikë larg vendit të parafundit kur kanë mbetur edhe tri javë kampionat.
Itali
Fitorja e nesëmrme ndaj Bolonjës do të thoshte mbijetesë matematikore një javë para mbylljes së kampionatit për Chievo-n e Erjon Bogdanit (37 pikë). Ndërsa barazimi natyrisht që do të vinte në dyshim deri nëfund qëndrimin mes më të mirëve të Serie A. Ndërkohë Torino i Blerim Xhemailit (34 pikë) Torino duhet të fitojë me patjetër ndaj Xhenoa për të siguruar mbijetesën.
Belgjikë
Besnik Hasi është një hap larg fitimit të titullit kampion në kampionatin belg jo më si futbollist por si zëvendës/trajneri i Anderlecht. Nesër, ora 20:30 kryeqytetasit dhe Standard Liège do të balafaqohen në 90 minutëshin e fundit të sezonit pas barazimit 1-1 të arritur në ndeshjen e parë mes tyre. Për fituesin e kampionatit këtë sezon në Belgjikë u desh të luhej edhe një finale me vajtje ardhje mes Standard Liège dhe Anderlecht.