“United States of Albania”

Albania-sport.com
Gjithmonë kanë qenë të parët. Janë dhe do të mbeten kuqezinj. Qofshin nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare të Maqedonisë, atë që tifozët shqiptarë e quajnë Iliridë. Kanë paralajmëruar "PAVARËSINË" brenda stadiumeve të mbarë Europës, atje ku ka luajtur përfaqësuesja e gjithë shqiptarëve, por dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kur kanë festuar fitoren e madhe kundër Greqisë. Kanë kënduar deri në mëngjes të dehur me ëndrrën e Shqipërisë Etnike. Atë virtuale. Të bashkuar në "Qemal Stafa", në kryeqytetin e shqiptarëve, në "Loro Borici" të Shkodrës, në "Bay Arena" të Gjermanisë apo "Amsterdam Arena" të Holandës. Janë tifozët kuqezinj. Ata që kanë shkrirë kufijtë natyralë të Shqipërisë me trojet shqiptare: Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë, për të sjellë në tempullin e futbollit shqiptar, një banderolë mitike, që ka bërë xhiron e botës "United States of Albania". "Një komb, një kombëtare" ka frymëzuar si portieri legjendar Foto Strakoshën, rekordmenin me 73 ndeshje me kuqezinj ashtu dhe kosovarin, Arjan Beqaj, i cili vendosi një rekord me 416 minuta pa pësuar gol në ballafaqimet ndërkombëtare. "Forca kuqezinj" ka nxitur për të përfaqësuar me dinjitet si kapitenin e Kombëtares, Altin Lala, ashtu dhe zëvendëskapitenin Lorik Cana. Fishekzjarrët kanë zbukuruar "Qemal Stafën" me flamurin më të madh të shpalosur ndonjëherë në ndonjë stadium të botës. Një punë madhështore e krijuar nga "Tifozët kuqezi". Himni kombëtar i shqiptarëve është kënduar më të njëjtin Pathos si nga sulmuesi Alban Bushi, rekordmeni shqiptar me 14 gola, por dhe nga mbrojtësi kosovar, i pathyeshmi Armend Dallku. Goli i kosovarit Debatik Currit kundër Holandës u brohorit nga mijëra tifozë shqiptarë në "Amsterdam Arena", ashtu si goli i Duros kundër Bullgarisë në "Qemal Stafa". Janë të përjetshëm kuqezinj. Në Tiranë e Prishtinë, në Tetovë e Ulqin, qofshin "Ballistët", "Bardheblu", "Dardanë", "Plisat", "Skifterat", "Shvercerat", "Xhebrailat", "Fikshat" , "Kuqezinjtë e Jakovës" apo "Princat". Kuqezinjtë lindin dhe vdesin kuqezinj. Në "Qemal Stafa" apo në "Velodrom të Marsejës", ku flamurit të përbashkët shqiptar iu bashkangjitën dy shaje me mbishkrimin Shqipëria dhe Kosova, për të qenë si dy kordonë të kuq të shqiponjës së Skënderbeut. Gjithmonë tifozët kuqezinj do të bashkohen në "Qemal Stafa" për të mundur ashtu si në vitin 2005 në "Loro Borici", Rusinë...