E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi i Manskurisë,Berisha pret shiritin

• DURRES - “Mos e shikoni ujin që rrjedh i turbullt, pasi ai kalon nëpër disa filtra dhe te konsumatori do të shkojë i pastër si kristal”.Kreu i ekzekutivit ka “sqaruar” personalisht gazetarët për cilësinë e ujit të liqenit artificial të Manskurisë, teksa ato ndodheshin në impiantin numër një, pikërisht aty ku uji rridhte direkt nga rezervuari, për t’iu nënshtruar më pas proceseve filtruese. Duket se po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare problemi i furnizimit me ujë të zonës turistike që përfshin Gjirin e Durrësit. Popullsia që mbulohet nga projekti do të furnizohet në mënyrë efiçente dhe të qëndrueshme me ujë higjienikisht të pastër, i cili deri dje shërbente për vaditje dhe rritjen e peshkut. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka prerë shiritin e një investimi me vlerë 4 milionë euro, i cili synon furnizimin me ujë pa ndërprerje të qytetit të Kavajës, plazhit të Golemit dhe disa fshatrave pranë Manskurisë. Përmes ndërtimit të katër impianteve, të cilat do të shfrytëzojnë ujin e liqenit artificial të Manskurisë, do të sigurohet furnizimi i plazhit në mënyrë të pavarur nga Durrësi. Liqeni i Manskurisë i ndodhur mes Durrësit dhe Kavajës dikur shfrytëzohej për vaditjen e tokave bujqësore dhe për peshkim. Përfundimi i këtij projekti ishte parashikuar 1.5 vjet më parë, por disa punime shtesë për përforcimin e digës së rezervuarit vonuan përurimin e tij deri në fund të vitit 2007.          o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›