Vata: “Kënaqemi edhe me një pikë”

Sami Bacaj
Fatmir Vata kënaqet edhe me një pikë. Sulmuesi shqiptar i Tus Koblenc në Bundesligën 2 gjermane e konsideron ndeshjen në transfertë kundër Osnabryk një ndeshje aspka të lehtë. "Osnabryk është shumë i fortë në shtëpi, unë do të isha edhe me një pikë i kënaqur", - tha 36-vjecari për mediat gjermane. Vata ia dedikoi eurogolin e tij të shënuar javën e kaluar nga goditja e lirë kundër Kickers (1-1) dy ngjarjeve të mëdha. "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më ka gëzuar shumë. Por, edhe lirimi i Ramush Haradinaj. Viti 2008 ka qenë një vit shume i mirë për të gjithë shqiptaret, duke paraprire me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës", - pohoi Vata. Ish-sulmuesi i Arminia Bielefeldit në Bundesliga 1 thotë se ka oferta "Po, kam oferta nga Bundesliga dhe Bundesliga 2. Por, për mua parësore është që në momentin po kaloj momente të mira dhe deri në maj ka kohë për të menduar për ofertat". Trajneri i Tus Rapolder, 49 vjec, dëshiron shumë shpejt të arrijë në kuotën e 40 pikëve. "Janë edhe shtatë ndeshje dhe ne kemi nevojë edhe për tri pikë. Më e mira për ne do të ishte të fitonim në Osnabruk dhe cështja pas 40 pikëve do të mbyllej përfundimisht". Tus ndodhet në vendin e 8-të në Bundesliga 2 (37 pikë), ndërsa kundërshtari i radhës, Osnabryk, në vendin e 13-të me 31 pikë. Në fakt, fitorja duket e vështirë. Për Tus do të mungojnë shefi i mbrojtjes Matej Mavric, Goran Sukalo dhe sulmusi shqiptar Njazi Kuqi.