E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela provë te Metz, firma çështje ditësh

E ardhmja e Ervin Skelës mund të jetë e lidhur me kampionatin francez të futbollit. Sipas lajmeve të djeshme, mesfushori shqiptar është në Francë, ku po testohet te skuadra e Metz, që militon në kategorinë e dytë. Skela është shumë pranë marrëveshjes dhe me shumë mundësi do të firmosë këtë javë. FC Metz është një ndër klubet që ka marrë pjesë më shumë në elitën e futbollit francez (57 sezone, për një total prej 2042 ndeshjesh të zhvilluara). Rezultati më i mirë në Ligue 1 franceze është vendi i dytë pas kampionit Lens në sezonin 1997-1998. Po ashtu ka fituar edhe dy herë Kupën e Francës në vitin 1984 e më 1988. Në fillimin e viteve 2000 ka kaluar një periudhë jo stabël, duke rënë në kategorinë inferiore në 2001-2002. Që atëherë luhatet mes Ligues 1 dhe Kategorisë së Dytë. Ndërsa në fundin e sezonit 2008-2009 e humbi për pak shansin për t‘u ngjitur në elitën e futbollit francez. Shqiptari shihet si një alternativë për ta rikthyer skuadrën në Ligue 1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›