E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela, sërish në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga

Ervin Skela i ka bërë një mbyllje në ngjitje këtij sezoni të Bundesligës gjermane. Mesfushori shqiptar, i cili të shtunën ka qenë edhe protagonisti i padiskutueshëm i fitores së rëndësishme 3-0 të skuadrës së tij Energi Kotbuz ndaj Bajer Leverkusen, është rikonifirmuar sërish në 11-shen më të mirë të javës së fundit të kampionatit gjerman të futbollit. Skela ishte përzgjedhur në formacionin e më të mirëve edhe në javën e kaluar të Bundeligës. Në ndeshjen ndaj Leverkusenit, shqiptari ishte përgatitësi i të tre golave. Në 11-shen më të mirë të javës është edhe shok i tij i skuadrës, portieri Gerhard Tremmel. Skuadra e më të mirëve (3-4-3) kompletohet me Dante (M‘gladbah), Jozue (Volfsburg), Franc (Karlsruhe), Pinto (Hanover), Eduardo (Hofenhaim), Misimoviç (Volsburg), Grafite (Volsburg), Jula (Kotbuz) e Kenedi (Karlsruhe). Por humbja e penaltisë nga Skela ka bërë që trajneri të betohet se nuk do ta lërë më herë tjetër të gjuajë 11-metërsha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›