Skema, dëbohen 7500 familje abuzuese
27/01/2009 Ndihma ekonomike
Përfitimi në mënyrë abuzive ka bërë që 7500 familje të dëbohen nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike për vitin që lamë pas. Kësaj radhe nuk ka rezultuar të jetë kryeqyteti (pavarësisht se zë pjesën më të madhe të skemës), si më problematiku lidhur me shpërndarjen e ndihmës kategorive që nuk plotësojnë kriteret përfituese. Lista e abuzimeve të kryera nga njësitë vendore në ndarjen e kësaj pagese është kryesuar nga Qarku i Elbasanit. Dëmi i shkaktuar prej këtyre të fundit rezulton të jetë tepër i lartë, për këtë strukturat kontrolluese të kësaj pagese do të shtojnë monitorimet në të gjitha njësitë vendore për të mos lejuar përfshirjen në skemë të personave që nuk gëzojnë statusin e përfitimit. Kontrollet më të rrepta do të jenë në rrethe, pasi këto të fundit tregojnë problemet e shumta. Gjithashtu nga kontrollet e kryera gjatë 2008-s në zyrat e ndihmës ekonomike të pushtetit vendor në të gjithë vendin u vërejtën parregullsi dhe në dokumentacionin e personave me aftësi të kufizuara. Aktualisht në skemën e përfitimit trajtohen me këtë pagesë rreth 93 mijë familje, kjo e ndarë sipas pagesës, e cila është e pjesshme apo e plotë. Megjithatë, pas kontrolleve që do të ushtrohen synohet që këta përfitues të pakësohen sërish, ndërsa fondet e parashikuara për 2009-n do të shkojnë për rritjen e masës së përfitimit për ato familje që janë realisht në skemë dhe që plotësojnë kriteret. Për të përfituar ndihmën ekonomike, kriteret vazhdojnë të jenë të njëjta: familjet duhet të jenë pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, përfitojnë jetimet e papunë mbi 25 vjeç, jetimet e moshës 18-25 vjeç, të cilët nuk janë vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose në kujdestari si dhe prindërit e fëmijëve trinjake e më shumë që i përkasin familjeve në nevojë. Ndërsa në kryeqytet kohët e fundit është vënë re një shtim i numrit të familjeve që aplikojnë për t’u bërë pjesë e skemës, veçanërisht në zonat periferike. Këto të fundit janë familje të ardhura nga zonat e lagëta të vendit e për rrjedhojë janë të papuna dhe me të ardhura të pamjaftueshme, ndaj kërkojnë ndihmë.