Shkresa zyrtare për “korrigjimin e diplomave”
27/01/2009 Studentët tjetër akuzë Ministrisë, pasi ka rrëzuar dy herë kërkesën urgjente të UT-së
Ministria: Modeli i përcaktuar sipas ligjit, krijon më shumë hapësirë në tregun e punës
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit nëse do të ndryshohen diplomat e lëshuara për brezin e parë të studentëve që kanë mbaruar studimet trevjeçare sipas ciklit të Bolonjës. Studentët, të pakënaqur nga kjo heshtje, kanë vendosur që të mos ndërpresin protestat derisa të ketë një reagim. Kundrejt kësaj situate edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka pohuar dje se tashmë i është dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit që të bëjë korrigjimin e diplomave. Përzgjedhja e formatit të miratuar është cilësuar si e pavlefshme, pasi jo vetëm që përmban mangësi të shumta, por nuk ka as elemente sigurie, duke i bërë ato të pavlefshme në tregun e punës. Burimet zyrtare të MASH-it kanë mohuar pretendimet e studentëve dhe stafeve akademike, duke treguar se modelet e diplomave janë përzgjedhur në përputhje me ligjin e arsimit të lartë. "MASH ka kompetencë vetëm të regjistrojë diplomat në regjistrin kombëtar. Është e nevojshme heqja e pikës 6 të udhëzimit, sepse është e paligjshme, pasi ligji nuk i jep të drejtë Ministrisë së Arsimit të miratojë tipat e diplomave, vetëm t’i regjistrojë ato”, - ka pohuar Kule.
Rektorati
Kreu i UT-së ka pohuar se është kompetencë e Ministrisë së Arsimit të vendosë për formatin dhe përmbajtjen e diplomave, teksa ka shtuar se ky institucion është ende në kohë për të ndryshuar udhëzimin. “Unë sot i kam përcjellë shkresën zyrtare, ku i kërkoj që udhëzimi të sillet në përputhje me ligjin, dhe është i korrigjueshëm, sepse është i verifikueshëm fakti që, kur ligji nuk ta jep kompetencën e miratimit të diplomave, nuk mund ta bësh të ligjshëm me një akt nënligjor, me një udhëzim”, - ka pohuar Kule. Modeli i përcaktuar nuk ka të specifikuar fakultetin se ku janë kryer studimet si dhe titujt, gjë që, sipas ekspertëve të Ministrisë së Arsimit, është në favor të studentëve, sepse do t’u krijojë më shumë mundësi dhe hapësirë në tregun e punës.
Akuza e radhës
Studentët pretendojnë se Ministria e Arsimit ka bërë një tjetër shkelje gjatë miratimit të formatit të diplomës. “Pas propozimit të datës 4 korrik 2008 që Senati i bëri MASH-it për formatin e diplomës, zbulohet edhe një kërkesë urgjente e rektorit Dhori Kule, që është dërguar më 9 korrik 2008, me numër protokolli 1370, me anë të së cilës i kërkohet Ministrisë së Arsimit miratimi sa më i shpejtë i propozimit të bërë, kjo për arsye se nuk mjaftonte koha për prodhimin e diplomave. Ndërkaq zhvillimet e tanishme vërtetojnë se edhe kjo kërkesë (e dyta nga ana e rektoratit dhe Senatit të UT-së drejtuar MASH-it), pas asaj të datës 4 korrik 2008, nuk është marrë parasysh nga Ministria e Arsimit, por me anë të një udhëzimi të datës 14.07.08 detyron Senatin të përpilojë modelin e diplomës sipas kërkesave të tyre”, - thuhet nga përfaqësia e studentëve. Sipas tyre, zëvendësministrja e Arsimit Adriana Gjonaj u ka propozuar formatin e diplomës së vjetër (me dy kapak), por duke këmbëngulur në të sajën për të mos specifikuar titullin.
Kule /Studentët
Prej disa ditësh studentët kanë vijuar protestat në lidhje me mangësitë e shumta që përmban formati i miratuar nga Ministria e Arsimit për diplomat e Bolonjës. Në mbështetje të protestës kanë dalë dhe drejtuesit e Universitetit të Tiranës, ku është deklaruar se është shkelur ligji, pasi Ministria e Arsimit e ka përzgjedhur vetë modelin e diplomës, e drejtë që u takon senateve, ndërsa Ministria do të duhej të miratonte vetëm modelin. “Unë sot i kam përcjellë shkresën zyrtare, ku i kërkoj që udhëzimi të sillet në përputhje me ligjin, dhe është i korrigjueshëm, sepse është i verifikueshëm fakti që, kur ligji nuk ta jep kompetencën e miratimit të diplomave, nuk mund ta bësh të ligjshëm me një akt nënligjor, me një udhëzim”, - tha Kule.
Ministria
Ekspertët e Ministrisë së Arsimit i kanë cilësuar të vlefshme diplomat, duke treguar se këto të fundit vetëm sa i ndihmojnë studentët të kenë më shumë mundësi në tregun e punës. Burimet zyrtare të këtij institucioni pohojnë se përzgjedhja e diplomave është bërë sipas ligjit të arsimit të lartë, në të cilin thuhet se në diplomë nuk do të ketë tituj për fushën e studimit. Sipas të njëjtave burime, kjo gjë është më në favor të studentëve, pasi u lejon në tregun e punës më shumë hapësirë, ndryshe nga sa do të ishte në rast se diploma do të përmbante të specifikuar edhe titujt. Këto të fundit specifikohen në shtojcën e diplomës (që jepet pas mbylljes edhe të 2-vjeçarit), duke detajuar më shumë specializimet e kryera.