Çelet departamenti i gjuhës spanjolle
27/01/2009 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Një tjetër departament do t’i shtohet Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në kryeqytet. Kësaj radhe do të jetë gjuha spanjolle që do të ketë departamentin e saj pas vendimit të nxjerr nga Senati i Universitetit të Tiranës ditën e djeshme. Publikimi i këtij ndryshimi është bërë gjatë ditës së djeshme nëpërmjet një aktivitetit të organizuar nga UT-ja, ku merrte pjesë dhe ambasadori spanjoll në vendin tonë Manuel Montobio. “Pas konfirmimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet që shumë shpejt të komandohet përgjegjësi për këtë degë nga dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku janë deri tani 6 degë të gjuhëve të huaja", - ka pohuar rektori Dhori Kule. Për këtë vit akademik janë përzgjedhur rreth 40 studentë për këtë gjuhë. Për të realizuar sa më mirë procesin mësimor është bërë e mundur ardhja e dy pedagogëve spanjollë. Sipas Kules, ambasadori ka premtuar se do të kontribuojë në krijimin e mundësive që stafi i ri pedagogjik të realizojë specializime dhe kualifikime në institucione të ndryshme të Spanjës. Çelja e këtij departamenti ka bërë që ky fakultet tashmë të ofrojë shtatë gjuhë të ndryshme për të studiuar në dispozicion të maturantëve që dalin vit pas viti. Ndërkohë baza mësimore do të vijë duke u përmirësuar, në përshtatje dhe me literaturën standarde që përdoret tashmë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.