Skema e pensioneve në krizë, mungojnë 200 milionë euro në vitin 2010
Skema e pensioneve rrezikon të humbasë 20 miliardë lekë të reja ose, rreth 200 milionë euro. Të dhënat zyrtare tregojnë se këtë vit shpenzimet për fondet speciale ku pjesa e luanit i takon sigurimeve shoqërore parashikohen 110,2 miliardë leke ose 60 për
qind më shumë se tre vjet më parë. Nga të dhënat del se deficiti është përkeqësuar me mbi 20 miliardë lekë. Në vitin 2010 qeveria u detyrua të ulë investimet publike për të mbajtur nën kontroll financat e saj. Kjo do të thotë se situata e krijuar është pasojë e politikës së qeverisë e cila po i kanalizon paratë publike jo në investime që krijojnë punësim dhe pakësim të plagëve sociale, dhe as për rritje ekonomike por në shpenzime për të financuar politikat e saj populiste. Analiza është bërë nga ish-zv/ministri i transporteve Sadedin Çeliku, sipas të cilit mësohet se rritja e pensioneve por dhe e pagave ka disa pikëpyetje të cilat qëndrojnë kryesisht tek deficiti i krijuar nga fondet që jepen për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri, të cilat kanë krijuar një grope të madhe financiare në buxhet. Sipas tij ky deficit dy vjetet e fundit është rritur për shkak të rritjeve të pastudiuara të pensioneve, kjo në mënyrë të veçantë për vitin 2010. Për katër mujorin e parë të këtij viti si pasojë e rritjes minimale të të ardhurave dhe rritjes masive të shpenzimeve, borxhi i krijuar kapi shifra të larta.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"