E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobitet Albtelekom, mashtroi qytetarët me ofertën 5 mijë lekëshe dhe ADSL

Komisioni për mbrojtjen e konsumatorit: Faturimi i shërbimit të telefonisë fikse nga Albtelekom, antiligjore

Kompania Albtelekom mashtron qytetarët me ofertën 5 mijë lekëshe. Faturimi bëhet në kundërshtim me ligjin. Kompania monopol shkel të drejtat e konsumatorëve edhe me shërbimin ADSL për shpërndarjen e internetit. Shkeljet janë konstatuar nga

Komisioni për mbrojtjen e konsumatorit, i cili i ka lënë afat kompanisë deri në muajin nëntor për të rregulluar mënyrën e faturimit. Edhe pse Albtelekom ka rreth dy vjet që abuzon me qytetarët, komisioni për mbrojtjen e konsumatorit ka konstatuar në tre ditë më parë shkeljet e kompanisë. Në listën e kompanive që abuzojnë me tregun janë edhe Albanian Airlines dhe Uji i Ftohtë Tepelenë, të cilët brenda nëntorit duhet të rregullojnë të dhënat.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Merkure, 04 Gusht 2010 21:04

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›