Skema e vlerësimit për gjuhë-leximin
03/09/2009 Sezoni i vjeshtës për provimet e lirimit te 9-vjeçarët
Notat do të publikohen para nisjes së vitit të ri shkollor më 14 shtator
Rezultatet e provimit të parë të lirimit të zhvilluar për lëndën e gjuhë-leximit për klasat e nënta do të publikohen një javë para çeljes zyrtare të vitit shkollor 2009-2010. Nxënësit që do të rezultojnë kalues në këtë provim brenda harkut kohor të mbetur do të kenë mundësinë që të regjistrohen në shkollat e mesme sipas profilit të përzgjedhur prej tyre. Më poshtë do të gjeni të publikuar të plotë skemën e vlerësimit për secilën pyetje të testit të zhvilluar dy ditë më parë. Teza e provimit ka qenë e kombinuar ndërmjet pyetjeve me zhvillim dhe atyre me alternativë. “Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Për rastet kur përgjigjja e nxënësit nuk përshtatet plotësisht me përgjigjen në skemë, por afron me logjikën e pyetjes, komisioni i vlerësimit është i detyruar të këshillohet me drejtuesin teknik dhe me specialistët e AVA-së për të bërë vlerësimin përfundimtar”, - theksohet në rregullore. Ndërsa provimi i dytë do të zhvillohet më 5 shtator për të gjithë nxënësit që kanë rezultuar mbetës në lëndën e matematikës.
PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT për gjuhë-leximin
Udhëzime të përgjithshme:
• Testi ka në përbërjen e tij dy fragmente të shkurtra, mbi të cilat janë ndërtuar edhe pyetjet.
• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.
• Testi përmban një total prej 50 pikësh.
• Skema tregon përgjigjet për secilën pyetje dhe për secilën pikë, kur ajo vlerësohet me më shumë se 1 pikë.
• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Për rastet kur përgjigjja e nxënësit nuk përshtatet plotësisht me përgjigjen në skemë, por afron me logjikën e pyetjes, komisioni i vlerësimit është i detyruar të këshillohet me drejtuesin teknik dhe me specialistët e AVA-së për të bërë vlerësimin përfundimtar.
• Vlerësimi i pyetjes 25 është specifikuar me kujdes. Vlerësimi i saj do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.
• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit në ato raste kur ka përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime që prishin në mënyrë të vazhdueshme kuptimin e shprehjes.