“Ok” legalizimet e 170 ndërtimeve pa leje
03/09/2009 Sipas specialistëve, i plotësojnë kriteret e kërkuara. Në diskutim objektet në kalanë e Ali Pashës
ZONA MUZEALE
GJIROKASTËR - Rreth 170 ndërtime pa leje, të cilat gjenden në zonën historike të Gjirokastrës së shpejti pritet në legalizohen. Konstatimi është kryer nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t në qarkun e Gjirokastrës.
Ndërtimet
Sipas kreut të kësaj agjencie, Dejvid Mezini, shumica e ndërtimeve pa leje për specialistët që i kanë parë në terren gjatë kohëve të fundit, i plotësojnë kriteret e vendosura pasi janë me dritare druri, me çati me tjegulla ngjyrë gri, ashtu siç janë të gjitha ndërtimet e vjetra muzeale, duke mos prishur koloritin tradicional, si dhe brenda kritereve të kërkuara.
Sipas Mezinit, tashmë është hartuar një dosje e plotë me të gjitha ndërtimet që janë ndërtuar pas vitit 1992 në zonën historike të qytetit kryesisht në lagjen “Palorto”, si dhe në pjesën e Pazarit Karakteristik. “Të gjitha vlerësimet janë hedhur të përpiluara në dosje që pritet të dërgohet në javën e tretë të këtij muaj në Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, pasi është ky dikaster, i cili do t’i vërë vulën përfundimtare nëse ato duhet të legalizohen apo prishen”, tha Mezimi. Ndërtimet pa leje në pjesën muzeale të Gjirokastrës kanë filluar të hasen pas vitit 1992 dhe prej asaj kohe nuk është ndërmarrë ndonjë studim serioz se si do të veprohet me to, duke prishur imazhin piktoresk të pjesës muzeale të qytetit. Mjaft herë janë marrë iniciativa për prishjen e tyre në vitet e kaluara, por asnjë prej tyre nuk është finalizuar. E njëjta problematikë shfaqet edhe në Tepelenë ku afro 30 ndërtime pa leje gjenden në brendësi të territorit të kalasë së Ali Pashait. Sipas statistikave të ALUIZMINI-t për qarkun e Gjirokastrës pranë këtij institucioni janë vetëdeklaruar 1970 ndërtime pa leje, nga këto në rrethin e Përmetit janë vetëdeklaruar 465 ndërtim informale, në rrethin e Tepelenës numri i të vetëdeklaruarve kap shifrën e 379 ndërtimeve ilegale, ndërsa në rrethin e Gjirokastrës janë regjistruar 1126 objekte pa leje.