“S’kemi qeverinë e duhur, do tentoj kryeministrinë”
• Lajmi i javës dhe i ditës është padyshim ajo çfarë ndodhi një javë më parë, ku Ramush Haradinaj, një prej komandantëve legjendarë të UÇK-së u çlirua nga Gjykata e Hagës dhe më e rëndësishmja është që, u lirua nga të gjitha akuzat ndaj tij për krime lufte.
Sokol Balla
Prishtina është e mbushur me postera, që ju urojnë mirëseardhjen. Përse gjithë ky entuziazëm për Ramush Haradinaj?
Një pjesë e madhe lidhet me kohën e luftës dhe me mënyrën si është zhvilluar lufta e pabarabartë. Me një çmim shumë të madh dhe me vetë epilogun në kohën e luftës, deri në kohën e ndihmës nga aleanca e NATO-s. Shumë njerëz në Kosove atëherë i kanë varur shpresat tek një njeri, në rast se ku nuk binte ai, atëherë nuk do të binte as lufta për liri. Pas lufte kam qenë i sinqertë dhe ekuilibrues, në shumë raste afruese apo urë lidhëse midis faktorëve shqiptarë në Kosovë edhe në një cilësie në menaxhim. Sepse njerëzit dëshmuan se për postvlerave mund të jem edhe një qeverisës i zoti. Me rastin e kthimit tim kam parë një lloj çlirimi, sepse njerëzit thanë që e drejta e zotit doli.
Në disa qarqe politike në Prishtinë, rikthimi juaj ka sjellë pak nervozizëm?
Qeverisësit nuk kanë të drejtë që të nervozohen sepse mënyra për të pasur sukses bazuar në tragjedinë e dikujt është jo e mirë. Më mirë është që të kesh sukses në konkurrencë të hapur që të ballafaqohemi dhe këtë jua premtoj, se do të ballafaqohemi.
Do të thoni që dikush ka përfituar politikisht nga ikja juaj?
Me mosprezencën time fizike dhe mundësive për punë për 3 vjet, konkurrentët politikë kanë mundur t’i shfrytëzojnë këto hapësira. Të gjithë kujtojmë një koalicionin qeverisës që u krijua, që të gjithë kanë besuar që do të ketë sukses dhe pati fatin jo të mirë; unë u akuzova dhe u detyrova të lija punën ndërsa presidenti Rugova vdiq. Pas kësaj u krijua një ambient i vështirë qeverisës.
Si e gjetët Kosovën që nga koha kur u larguat?
Unë jam përpjekur gjatë kohës që të jem në Kosovë pavarësisht se nuk kam qenë fizikisht. Eshtë një gëzim i madh ajo çfarë ndodhi më 17 shkurt. Qytetarët e Kosovës janë në pritje të mëdha mbi efektet që do t’i sjellë statusi pavarësi. Kam vërtetuar se qeveria e tanishme që nuk është një qeverisje e duhur për këtë kohë.
E ka ndryshuar dhe sa e ka ndryshuar qëndrimi në qeli, Ramush Haradinajn?
Sistemi i qëndrimit tim ishte gjysmë i hapur në pritje të gjyqit, paraburgim dhe lejon deri diku vazhdimin e jetës personale. Ke mundësi të analizosh, të informohesh. Eshtë një mundësi për të parë të gjithë të shkuarën dhe për të parë të ardhmen. Kam zhvilluar debat brenda vetes, në jetën time dhe në ato aspekte dhe sfera që unë kam interes është mirë që të mbetem i drejtë dhe i vërtetë.
Në Serbi është pritur me shume zemëratë fakti që u liruat. Si e komentoni?
Ajo që unë them është se nuk i kam borxh serbëve apo Serbisë asgjë.
Mund të thoni se luftëtarët tuaj nuk kanë përdorur më shumë forcë se sa duhet ndaj ushtarakëve dhe civilëve?
Në radhë të parë ne kemi qenë vetëm njerëz nuk kemi menduar si ushtarë. Qëllimi ka qenë i pastër, lufta ka qenë e pastër se kemi arritur tek liria, mbështetja, besimi që na është dhënë nga ndërkombëtarët.
Ju keni qenë i burgosur në të njëjtin vend ku rrinte dhe kasapi i Ballkanit, Millosheviç. Kam një informacion që në orët e shëtitjes në burg keni shkëmbyer edhe fjalë me të. Mund të na e shpjegoni si ndodhi?
Në një bisedë të parë ka qenë një ambient ku takoheshe me vizitorët dhe ai më pyet se si është puna poshtë? I thashë ku poshtë? Në Kosovë, më tha. Mirë i thashë, evropianët po na ndihmojnë të bëjmë një demokraci dhe një shtet si të vetin dhe amerikanët po duan të bëjnë një ushtri si të vetën. U mërzit. Një herë në fillim më ka pyetur si po të duket këtu? Dhe unë i thashë më trego se ke më shumë kohë këtu. Këto kanë qenë 2 komunikimet.
Besoj se Fatmir Sejdiu, si kryetar i LDK-së nuk mund të hyjë tek ata që janë gëzuar nga rikthimi juaj. A keni pasur kontakte me presidentin Sejdiu që nga rikthimi?
Kam biseduar në telefon, kemi lënë një takim që ende nuk është bërë. Janë forma të reja të cilat unë i respektoj. Ai ka hyrë në obligime të reja ndaj partnerit qeverisës, gjithsesi edhe unë e kuptoj pozitën time. Por nuk do të hezitoj për shkak të raporteve që të mos jem i sinqertë ndaj tyre me situatën.
Nga LDK janë dëgjuar zëra që kërkojnë t’i faturojnë humbjen AAK dhe veçanërisht drejtuesit të saj të burgosur. Si i përgjigjeni këtyre akuzave politike?
Mbase mund të kenë të drejtë. Them që më mirë është të jemi vetëkritik në disa raste se sa të kërkojmë fajtorë.
Vizita në varrin e Ibrahim Rugovës përveçse respektit a kishte një ngarkese politike për të ngacmuar Hashim Thaçin?
Më shumë ka qenë një borxh moral i një kolegu.
Tek procesi i hapur ndaj jush në Hagë, tre vjet më parë a ka pasur ndikim nga qarqe politike shqiptare për shkak të rivalitetit politik?
Vetëdija jonë nuk ka qenë në nivelin duhur në momente kyçe.
Eshtë kjo një po?
Eshtë një situatë ku një pjesë e njerëzve tanë nuk kanë ditur të mbajnë vija kombëtare. Nuk mund të them se kanë bërë punën e mirëfilltë të akuzës por në një mënyrë kanë dështuar në qëndrimin dhe në reagimin dhe vlerësimin.
Eshtë një pohim shumë i fortë. A keni ndërmend të takoni Hashim Thaçin?
Gjatë punës me siguri që do të takohemi. Momentalisht nuk shoh ndonjë dobi për ta takuar.
Pse kjo ngarkesë negative midis dy drejtueseve të lartë të UÇK?
Nuk është ngarkesë negative, por qëndrim funksional, racional për shkeljen e së kaluarës. Duhet të jemi të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kjo është motoja ime. Me Thaçin Kemi pasur dallime parimore që nga koha e luftës.
Dy kryeministrat që ju pasuan ishin Bajram Kosumi dhe Agim Ceku. Si janë raportet sot?
Qeverisjet që pasuan ishin qeverisje fatkeqësish sepse modeli i parë i qeverisjes ra. Natyrshëm që hasën vështirësi dy pasuesit e mi sepse ambienti u vështirësua dhe presidenti ishte në pamundësi për të ushtruar funksionin e tij për shkak të sëmundjes. Unë kam pasur ndikim nuk e mohoj, në jetën qeverisëse në Kosovë. Por humbësit nuk kanë thënë asnjëherë që humba për fajin tim, duhet parë një herë nga vetja.
Cili është gjykimi juaj për gjendjen në Mitrovicë?.
Gjendja në Mitrovicë nuk është produkt i një qeverie, është një produkt i zhvillimit dhe nuk ka njeri faj pse është ashtu. Momentin e tanishëm mendoj se duhet të veprohet. Momenti i shpalljes së pavarësisë dhe i njohjes kanë krijuar domosdoshmërinë e momentit për të zgjidhur veriun. Qeveria duhet të marrë iniciativën sepse e ka obligim vendimmarrjen. Bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë rolin ndihmës. Duhet të bëhet një plan operacional se si do të vendoset sovraniteti në veri, një plan që përfshin ofertat dhe që përmbyll qarkun, që siguron qarkun jo vetëm territorial por edhe qarkun për veprimet që ndodhin në Kosovë.
A po e ngenë zërin sa duhet autoritetet në Kosovë për gjendjen në Mitrovice?
Jo besoj se kanë frike, nuk kanë njohuri dhe nuk kanë vizion.
Si do të vepronit nëse do të ishit në vend të Hashim Thaçit?
Do të ulesha me krejt resurset që ka Kosova dhe do t’i shqyrtoja të gjitha resurset, do formuloja një plan operacional dhe kohor do të identifikoja resurset në përputhje me specifikat që ka veriu dhe do të kërkoja mbështetje për këtë plan tek qeveritë që na kanë njohur dhe tek mekanizmat ndërkombëtare, sigurisht ato të sigurisë dhe politikës.
A është kjo qeveria që i duhet Kosovës?
Për ato çfarë kanë ndodhur deri tani,jo.
A do të tentojë sërish Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës?
Po.
A ka apo s’ka frikë Ramush Haradinaj nga dikush apo nga diçka?
Njeriu normalisht ka frikë, unë kam frikë për gjithçka. Kam frikë që, kur pi duhan dhe nga gjithçka në jetë je midis frikës dhe lirisë. Por nuk është frikë artificiale nga diçka dhe një frikë e pa bazuar. Për atë që besoj se mund frikem zakonisht, them se arrij ta mund frikën. Kur besoj në diçka e realizoj mirë dhe dua të bind veten. Kur besoj unë vazhdoj përpara. Besimi në diçka të pastron dhe të kthjellon rrugën, pastaj ke dhe pengesa, por duhet zotësi që të mundësh frikën.
Duhet të bëhet një plan operacional se si do të vendoset sovraniteti në veri, një plan që përfshin ofertat dhe që përmbyll qarkun, që siguron qarkun jo vetëm territorial
Me mosprezencën time fizike dhe mundësive për punë për 3 vjet, konkurrentët politikë kanë mundur t’i shfrytëzojnë këto hapësira
Qeverisësit nuk kanë të drejtë që të nervozohen sepse mënyra për të pasur sukses bazuar në tragjedinë e dikujt është jo e mirë. Më mirë është që të kesh sukses në konkurrencë të hapur që të ballafaqohemi dhe këtë jua premtoj, se do të ballafaqohemi