Gërdeci 25 viktima, vdes i pesti i familjes Deliu
• Pesë ditë para se të kalojë një muaj nga ngjarja e rëndë, tragjedia e Gërdecit i mori jetën një tjetër personi të plagosur.
Trazhgim Sokolaj
Qemal Deliu, 48 vjeç, i cili vdiq dje në një spital italian në Brindizi renditet tashmë mes personave të vdekur si pasojë e tragjedisë. Dy ditë më parë policia bëri publike listën e personave që humbën jetën në Gërdec duke pohuar se, 19 persona kishin mbërritur të vdekur në morgun e Tiranës kurse pesë të tjerë kanë humbur jetën në spitalet italiane, ku u dërguan për të marrë mjekime për plagët e rënda që kishin pësuar. Listës me 24 viktima i është shtuar mesditën e djeshme edhe Qemal Deliu, i cili nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët dhe dëmtimet e pësuara nga shpërthimi në Gërdec. Atë ditë pak orë pas shpërthimit Qemal Deliu është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë për të marrë mjekimet e para si pasojë e djegieve. Gjendja e tij është rënduar derisa dy ditë pasi kishte mbërritur në QSUT është vendosur transferimi i tij me avion në drejtim të Italisë. Qemal Deliu, i cili është personi i pestë i vdekur brenda një familje nga shpërthimi në Gërdec, ishte vendosur në një spital të Brindizit, ku po merrte mjekime intensive. Shkalla e djegies mësohet se ka qenë e lartë ndërsa viktima sipas burimeve spitalore, kishte pësuar edhe dëmtime të tjera fizike që e kanë përkeqësuar më tej gjendjen e tij. Rreth orës 09:30 autoritetet italiane kanë lajmëruar vdekjen e të plagosurit rëndë, ndërsa kanë filluar procedurat për transferimin e tij në Shqipëri.
Familja, që u shua
Qemal Deliu është i pesti person nga e njëjta familje që gjeti vdekjen si pasojë e tragjedisë së Gërdecit. Familja Deliu, e cila tashmë ka humbur pesë anëtarë të saj, banonte në një shtëpi që ndodhej fare pranë fabrikës së çmontimit të predhave në Gërdec. Afërsia me vatrën e shpërthimit dhe flakëve dhe ekspozimi i banesës por edhe personave ndaj fuqisë shkatërruese të eksplozionit, ka qenë shkak për rrafshimin e shtëpisë së familjes Deliu dhe numrin e madh të viktimave. Shpërthimi apokaliptik nuk kurseu as jetën e Flavios, djalit 3-vjeçar që ndodhej në oborrin e shtëpisë duke luajtur në kohën kur vetëm pak metra më tutje ndodhi ngjarja më e rëndë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri gjatë 10-vjeçarit të fundit. Si pasojë e shpërthimit, Flavio 3-vjeçar është goditur dhe më pas është mbuluar nga sasi të mëdha dheu e objektesh të tjera inerte të formuara nga shkatërrimi i shtëpive të zonës. Nga e njëjta familje ka vdekur edhe Kore Deliu, 47 vjeçe, Liljana Deliu, 25 vjeçe dhe Jetmir Deliu, 22 vjeç. Ky i fundit ishte djali i Qemal Deliut, i cili gjeti vdekjen dje në Brindizi duke çuar në 25 numrin e personave të vdekur si pasojë e katastrofës së Gërdecit. Nga familja Deliu arriti t'i shpëtojë tragjedisë vetëm Uran Deliu, babai i Flavios, i cili në kohën kur ndodhi katastrofa nuk ndodhej në fshatin Gërdec tek banesa e familjes së tij.
Viktimat
Bilanci i ngjarjes së Gërdecit është më shumë sesa tragjik. Më tepër se 300 persona mbetën të plagosur, disa prej tyre kanë marrë lëndime, të cilat mund t'i lënë me pasoja për gjithë jetën. Shpërthimi në fabrikën e Gërdecit shkaktoi edhe 25 të vdekur, ndërsa më shumë se katër mijë banesa të zonës pësuan dëmtime të ndryshme, rreth 350 prej tyre u rrafshuan krejtësisht. Dëmet ekonomike të shkaktuara jo vetëm nga shkatërrimi i shtëpive, por edhe i automjeteve apo qendrave të biznesit të vogël që ishin vendosur në zonë llogariten në disa milionë euro.
Fabrika, pak metra larg banesave
Pika e çmontimit të predhave në Gërdec ishte ngritur vetëm pak metra larg shtëpive të banuara. Objekti në të cilin banonte familja Deliu në Gërdec ka qenë në rreshtin e parë të shtëpive, duke u ndodhur më pak se 250 metra larg fabrikës. Shpërthimi i depove të barutit dhe municioneve që ishin grumbulluar aty shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që tronditi gjithë zonën.
Hetimi, MEICO shmangu Shtabin, caktoi Gërdecin për çmontim
TIRANE - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili ka edhe ushtarakët e specialistët që mund të jepnin një mendim profesional nuk është përfshirë në diskutimet që përfunduan me caktimin e zonës së banuar të Gërdecit si vendi ku do të bëhej çmontimi i predhave e municioneve. Një fakt i tillë në fakt është deklaruar nga vetë Shtabi. Por duke qenë se Prokuroria e konsideron këtë vendim si një prej shkeljeve dhe abuzimeve që shkaktuan përmasat tragjike të dëmeve që shpërthimi shkaktoi në njerëz, hetuesit janë përpjekur të saktësojnë strukturat që kanë marrë këtë vendim. Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, mësohet se Shtabi dhe Ministria e Mbrojtjes nuk janë përfshirë në këtë diskutim. Ka qenë ndërmarrja MEICO ajo që duket se ka bërë propozimin që pika e çmontimit të vendosej në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Sipas Prokurorisë, në këtë propozim të ndërmarrjes MEICO dyshohet se ka ndikuar edhe firma amerikane tek e cila shiteshin municionet për ti kaluar më pas kompanisë "Alba Demil", në pronësi të Mihal Delijorgjit. Hetuesit kanë në duar dokumente sipas të cilave, edhe kompania SAC kishte propozuar Gërdecin. Prokurorët që po hetojnë trafikun e fishekëve dyshojnë se veç të tjerash Gërdeci u zgjodh si pikë për çmontim edhe për faktin se ishte pranë Durrësit dhe Rinasit, nga ku dyshohet se janë nisur drejt Kabulit ngarkesat me fishekë të prodhimit kinez. tr.so
Manjani: Prokuroria të hetojë Topin e Berishën
Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Asamblesë Kombëtare në PS, Ylli Manjani, i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin për shkelje të Kushtetutës për ngjarjen e Gërdecit. Sipas tij: "Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë gënjyer shqiptarët në lidhje me ngjarjen e Gërdecit". Këtë deklaratë Manjani e ka bërë gjatë një konference për shtyp. Manjani ka bërë të ditur se të dy zyrtarët e lartë të shtetit kanë gënjyer, kur kanë thënë se nuk dinin gjë për Gërdecin apo se nuk i kishte informuar njeri. "Akoma më e zezë është panorama e Kryeministrit, që u përbetua para Kuvendit dhe gjithë shqiptarëve se "për Gërdecin mësoi vetëm ditën e ngjarjes tragjike", tha Ylli Manjani. Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Asamblesë Kombëtare në PS, i kërkoi Kryeministrit dhe Presidentit të japin dorëheqje për këtë shkelje të rëndë që i kanë bërë Kushtetutës. "Në këto kushte, shqiptarët sot i kërkojnë gënjeshtarëve të largohen dhe institucioneve të shtetit të së drejtës të veprojnë. Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund të mos jetë zëdhënëse dhe përfaqësuese besnike e këtij vullneti popullor që kërkon largimin e gënjeshtarëve", tha Manjani.