“Trafiku, duam dëshminë e Diverolit”
• Prokuroria shqiptare e shikon të nevojshme të marrë në pyetje Efraim Diverolin, administrator i kompanisë amerikane AEY, e cila deri vitin e kaluar bleu fishekë kinezë nga ndërmarrja shqiptare MEICO në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.
Trazhgim Sokolaj
Dëshmia dhe sqarimet e 22-vjeçarit amerikan Efraim Diveroli konsiderohen nga Prokuroria si një mundësi për të zbardhur e sqaruar disa momente rreth shitjes së fishekëve të ushtrisë shqiptare dhe abuzimet e dyshuara të zyrtarëve të disa niveleve të implikuar në këtë proces. Lajmi konfirmohet nga burimet e Prokurorisë, të cilat thanë se po shqyrtojnë mënyrën se si mund të marrin në pyetje shtetasin e SHBA, i cili ditën e sotme është thirrur për të dëshmuar para Kongresit amerikan rreth tregtisë së fishekëve kinezë të blerë nga Shqipëria. Administratori 22-vjeçar i kompanisë AEY, i cili ka qenë tri herë në Shqipëri që nga viti 2006, është kërkuar gjithashtu më datë 17 prill për një dëshmi të dytë në Kongresin amerikan lidhur me abuzimet e dyshuara në blerjen e fishekëve, pasi kishte fituar tenderin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për të furnizuar me municione ushtrinë afgane. Blerja dhe tregtimi i municioneve të prodhimit kinez ndalohen nga ligji në SHBA. Efraim Diveroli dyshohet se jo vetëm ka blerë fishekë kinezë në Shqipëri, porse për të fshehur këtë fakt kishte deklaruar para autoriteteve amerikane se blerjet po i kryente në Holandë, kur në fakt municionet ishin shitur nga ndërmarrja shqiptare e import-eksportit të armëve dhe municioneve MEICO. Prokuroria shqiptare kërkon sqarime nga biznesmeni amerikan vetëm 22-vjeçar, i cili po hetohet edhe nga FBI, për mënyrën si hyri në kontakt me ndërmarrjen MEICO, tri vizitat e tij në Shqipëri dhe takimet e bisedat që ai ka pasur gjatë qëndrimeve në Tiranë. Dëshmia e Diverolit, sipas zyrtarëve të Prokurorisë, do të merret në kuadër të verifikimit të pistës së dyshuar për tregtinë abuzive të municioneve nga Shqipëria në drejtim të Kabulit.
Tregtia e fishekëve
Hetimet e para rreth tragjedisë së Gërdecit nxorën në dritë fakte rreth tregtisë së mundshme të fishekëve. Municionet dyshohet se janë paketuar në fabrikën e Mihal Delijorgjit në Gërdec dhe më pas janë nisur jashtë Shqipërisë. Pasi Prokuroria kishte mësuar të dhëna rreth paketimit të fishekëve, u bë publike një bisedë telefonike e regjistruar mes pronarit të kompanisë amerikane AEY dhe biznesmenit Kosta Trebickës, pronar i firmës "Xhoi". Ky i fundit kishte paketuar për pak kohë fishekët që blinte AEY dhe më pas në lojë kishte hyrë ndërmarrja MEICO, e cila dyshohet se aktivizoi në paketimin e fishekëve Mihal Delijorgjin. Biseda që u bë publike, e cila është zhvilluar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit, flet pikërisht për tregtinë e fishekëve, për dyfishimin nga MEICO të çmimit që amerikanët duhej të paguanin për 1 mijë fishekë dhe për hyrjen në lojë të Mihal Delijorgjit dhe një kompanie tjetër, EVDIN, me qendër në Qipro. Pas këtyre fakteve të bëra publike, Prokuroria sekuestroi përgjimin dhe ngriti një linjë paralele hetimi brenda dosjes për tragjedinë e Gërdecit. Në kuadër të kësaj linje është marrë në pyetje Kosta Trebicka, biznesmeni që për pak kohë paketoi fishekët dhe që doli nga kjo veprimtari pas dyfishimit të çmimit të municionit nga MEICO, e cila dyshohet se në këtë kohë ka futur në lojë Mihal Delijorgjin. Ky i fundit kishte ngritur një fabrikë në ish-repartin e tankeve në Gërdec, e cila ishte destinuar për çmontim fishekësh. Dhjetëra punëtorë të fabrikës dhe fakte të tjera të zbuluara nga Prokuroria, tregojnë se në fabrikën e çmontimit janë paketuar fishekë që më pas niseshin jashtë Shqipërisë nga Durrësi ose nga Rinasi. Ky aktivitet nuk ishte licencuar dhe as ishte raportuar të kryhej në fabrikën e çmontimit, e cila shpërtheu në flakë mesditën e 15 marsit.
Arta Dade
Post-Gërdeci nuk mund të mos prekte edhe diplomacinë. Letra që ambasadori ynë në OKB i ka dërguar redaksisë së N.Y.T është sa e pakuptueshme, aq edhe jashtë kontekstit dhe funksioneve të një diplomati të rangut në fjalë dhe njëherazi sjell përsëri në vëmendjen tonë domosdoshmërinë e reformimit të diplomacisë konform ligjit për shërbimin e jashtëm. Militantizmi i trupit diplomatik është një tjetër dëm që i është bërë vendit dhe kombit nga kjo maxhorancë. Gjej rastin t'i kujtoj Presidentit Topi, i cili është mandatuesi zyrtar i titullarëve tanë nëpër botë, që të ushtrojë funksionin e tij garantues, për të pasur një trupë ambasadorësh që i shërbejnë vendit dhe jo shtetarëve.
Pëllumb Xhufi
"Kryeprokurorja insistoi me forcë për aplikimin e anës shkencore të hetimit në Gërdec. Ne na duket se ky orientim i hetimeve nuk është i drejtë, kjo se rezultati dihet se shkaku i vënies së shkëndijës mund të jetë një nga ata fëmijët dhe gratë skllave në ato punishte të vdekjes, por këta janë viktima. Ata që janë përgjegjësit i orientoi ambasadori, i cili sugjeroi që hetimet të orientohen drejt përgjegjësve të vërtetë ose kriminelëve, të cilët mund të jenë në pushtet. Të gjenden pra fajtorët dhe ideatorët e tragjedisë së Gërdecit. Prokuroria të hetojë dhe bisedën në takimin mafioz në makinë para Institutit të Arteve. PS-ja ta mbështesë nismën tonë për komisionin hetimor, socialistët të mos jenë skeptikë".
Qemal Minxhozi
"Shqipëria mund të përjetojë çdo ditë një Gërdec. Mendoj se për ngjarjen tragjike të 15 marsit, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen e tij, në një kohë që një kryeministër i Irlandës dha dorëheqjen vetëm se akuzohej 10 vite më parë për korrupsion. Siguria në vend është në rrezik, pasi shumë kushte jetese janë të vështira për shqiptarët. Prandaj them se në vend mund të ndodhë përditë ndonjë Gërdec. Dua të kujtoj këtu se në zonën time elektorale, në një shkollë mësimi rrezikohet të ndodhë ndonjë tragjedi për shkak se numri i nxënësve është tej normës së lejuar. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në zgjidhjen e kësaj situate.
Skënder Gjinushi
"Depot në Gërdec nuk plasën para 60 vjetësh, por plasën vetëm në '97 e '08 sapo i ka ngacmuar "Sali kapsolla" për interesat e veta. Por këtë krim kërkojnë ta fshehin para opinionit publik e kombëtar e për këtë Kryeministri nuk hezitoi ta quante NYT 'letër higjienike'. Ne duam t'i themi që NYT dhe media e pavarur shqiptare nuk janë letër higjienike, por ato janë letër zmerile kundër korrupsionit, e kur gazetat i duken letër higjienike do të thotë që është zhytur deri në grykë. Shqipëria nuk mund të qeveriset më nga kjo qeveri, çdo ditë me të është humbje kohe, thellim krize dhe ecje mbrapa, ne nuk mund të kryejmë fazën finale të anëtarësimit me një kryeministër trafikant".