E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderaj & Cani: Një përvojë si prezantues, mjafton

 Alma Mile Fjalët shpirt e zemër, ata nuk i përdorin vetëm pas kuintash. Edhe skenari është i mbushur me fjalë ledhatare, ashtu sikundër është komunikimi i tyre në jetën e përditshme. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj drejtojnë për herë të parë Festivalin e Këngës nw RTSH. Emocionet janë të mëdha. Ata nuk e fshehën se ishin të lëkundur përpara propozimit joshës, por fundja, përse të mos provojnë. Skënderaj i ka kaluar të gjitha fazat në këtë festival. Ka qenë konkurrent, anëtar jurie e tanimë prezantues. Në prova gjithçka shkon në rregull. Kombinohen bukur, nuk u dridhet zëri. Sidomos Cani është shumë më e sigurt.. Por nata e madhe është sot.. Një ditë përpara festivalit dy prezantuesit tregojnë për këtë eksperiencë, por edhe projektet e mëtejshme.Përzgjedhja juaj si prezantues të festivalit të 48-të në RTSH, ishte gati e papritur, ju vetë si e pritët?Propozimi erdhi fare surprizë nga ana e regjisorit të festivalit Osman Mula dhe drejtorit të RTSH-së, Petrit Beci. Ishte krejt e papritur dhe është normale që patëm edhe frikë. Ishte një vlerësim dhe përgjegjësi shumë e madhe, megjithatë ishim të pavendosur, sepse ishte eksperienca e parë dhe u menduam për pak kohë, por pasi u konsultuam edhe me miqtë tanë, vendosëm që ta pranojmë. Miriam, kjo nuk është eksperienca jote e parë në prezantim, mos vallë e binde ti Albanin për të pranuar këtë ofertë?Bindëm njëri-tjetrin. U menduam gjatë dhe peshuam mirë cilat ishin anët pozitive dhe negative të këtij propozimi dhe peshorja na anoi nga pozitivet. është një eksperiencë e re për ne të dy dhe shpresojmë të dalë sa më mirë. Do bëjmë maksimumin tonë. Do ta kishit pranuar këtë ofertë po të ishit të ndarë, me të tjerë partnerë?Edhe të dy ishim të pavendosur. Fakti që jemi bashkë na ka ndihmuar shumë, sepse ne provojmë 24 orë, në shtëpi, kudo që jemi. është në qendër të gjitha bisedave tona dhe kjo na e lehtëson punën. Kemi mbështetjen e njëri-tjetrit.Më thjeshtë të prezantoni kolegët, apo të konkurroni në këtë skenë?Për ne është më e thjeshtë të këndojmë. Edhe pse emocionet janë më të mëdha, kënga është profesioni ynë. Por është interesante të jesh edhe në anën tjetër. Ndoshta duke njohur emocionet e këngëtarëve, mundet që edhe t'i ndihmojmë dhe të kemi një komunikim më të afërt.Alban, diku gjatë prezantimit thua se ke prezantuar festivale për 15 vjet, por sigurisht në pasqyrë. E ke pasur vërtetë ëndërr, apo ishte thjesht batutë?Ishte batutë, sepse ne të dy ishim të "frikësuar" fillimisht, të emocionuar dhe i jepnim forcë njëri-tjetrit, madje edhe duke ironizuar. Megjithatë, për çdo të ri që operon në fushën e artit, kjo është një eksperiencë që duhet kaluar, ndonëse është me shumë vështirësi. Por janë nga ato gjërat e bukura të jetës që të vijnë surprizë e duhet t'i kapësh..Përpara dy vjetësh ke qenë anëtar jurie i festivalit. Votove ndryshe nga të tjerët dhe kjo të vuri në shënjestër debatesh...Ajo ishte një eksperiencë e mirë gjithashtu, por që nuk do ta ribëja sërish. Kushdo që është në atë pozicion, që ka idetë dhe idealet e veta në muzikë, që janë të shenjta, vendoset në vështirësi, sepse është një rreth i vogël, njihesh me këngëtarët, kompozitorët, ka ndërhyrje.. është një situatë jo fort e këndshme dhe është e vështirë nga ana emocionale. Për mua gjithë ajo çka ndodhi ishte e papritur dhe e pakëndshme, ndaj dhe nuk e kujtoj me nostalgji atë eksperiencë.Do të votoje njëlloj?Po, patjetër. Nëse e analizojmë nga pikëpamja artistike, them po, por nëse do ta analizonim nga pikëpamja intelektuale, duke marrë parasysh gjithçka në këtë vend, do kisha vepruar ndryshe.E shihni sërish veten pjesëmarrës të këtij festivali?Miriami: Nuk i dihet, jemi të hapur për gjithçka, por gjithçka varet se si do të shkojë karriera jonë. Ku do të jemi, çfarë planesh kemi për të ardhmen. Albani: Ne e shikojmë veten në një konkurrim ku të marrim pjesë bashkë. Kjo do të na jepte më shumë forcë. Miriami nuk është shumë e dhënë pas konkurrimeve. Ajo e ka ndërtuar karrierën e saj në një tjetër formë, ndërsa në Shqipëri, konkurrimet janë të zakonshme. Por edhe unë e kam kaluar këtë fazë. I kam bërë eksperiencat e mia, që kanë qenë shumë të mira dhe shumë të suksesshme dhe nuk e mohoj që kam dalë nga një konkurrim. Por jam i mendimit që gjithçka është proces. Nëse i rikthehesh një eksperience, bëhesh monoton, më mirë bëj diçka tjetër. Bashkë do të ishte interesante, por ende nuk ka diçka konkrete.A nuk ju josh Eurosongu?është një shtysë. Pavarësisht se ka mendime nga më të ndryshmet, është nder të përfaqësosh vendin tënd. Disa herë Shqipërinë e kanë përfaqësuar këngëtarë shumë të zotë, por shumë të rinj në moshë dhe në eksperiencë, ndryshe nga përfaqësuesit e vendeve të tjera. Nëse gjithçka shkon mbarë, do pranonit të drejtonit festivalin edhe vitin që vjen?Albani: Jo. Mendoj se një eksperiencë është e mjaftueshme. Shqiptarët lodhen shpejt me të njëjtat gjëra. Kështu që mjaft me kaq.Miriam: Le të mbetet si një kujtim i bukur (nëse do të jetë).është fundvit, si ju del bilanci i vitit 2009?Ka qenë një vit shumë i mbarë artistikisht, me shumë ide të reja, shumë projekte për të dy. Shumë gjëra u konkretizuan. Pata një projekt shumë të rëndësishëm në Gjermani, Miriami gjithashtu dhe u mbyll me këtë projekt gjigant. Ndërkohë që kemi edhe shumë plane për 6 muajt e ardhshëm, pasi dëshirojmë që të projektojmë në avancë. Të dy po punojmë për albumet tona. Unë një për publikun italian dhe një tjetër për atë shqiptar, që mendoj se do të dalë në verë të 2010-ës.çfarë e bën një album të suksesshëm?çelësi i suksesit qëndron tek origjinaliteti, të mos parashikosh asgjë, të hedhësh në letër atë që ndjen, që të vjen për momentin. Kjo mungon në Shqipëri. Bëhet muzikë duke menduar paraprakisht se si do të pritet, në do pëlqehet, apo jo. Dhe kjo asnjëherë nuk është e suksesshme, mendoj. Shpresoj që albumi i ri të ketë gjysmën e suksesit të albumit të shkuar. është prag festash, si do t'i kaloni, përveçse në skenën e festivalit?Sakrificën po e bëjmë të dy për 25 dhjetorin, sidomos Miriami që është mësuar ta festojë gjithnjë Krishtlindjen me familjen. Por ishte e paevitueshme kjo gjë. Por edhe për Vitin e Ri do të jemi me punë, në një koncert të madh që zhvillohet në Maqedoni.Si po e ndani jetën mes tre shtetesh?Miriami: Kur kemi kohë të lirë mundohemi të shkojmë edhe në Itali, ku jeton familja e Albanit, por në Gjermani kalojmë pjesën më të madhe, ku kemi edhe një shtëpi të përbashkët. Ndërsa në Shqipëri vijmë më së shumti për punë.Sot nata e parë e Festivalit Janë këngëtarët "big" ata që do të hapin sot natën e parë të edicionit të 48-të të Festivalit në RTSH. Nën regjinë e Osman Mulës, drejtim artistik të Selim Ishmakut, skenografi të Carlo Cane-s do të konkurrojnë sot këngëtarë e kompozitorë të njohur. Do të jenë në garë kompozitorë si Agim Krajka, Ardit Gjebrea, Adrian Hila, Pirro çako, Dorian Nini, Endri Sina, Kristi Popa, Bojken Lako, etj., të cilët ua kanë besuar krijimet e tyre këngëtarëve si Juliana Pasha, Rovena Dilo, Rona Nishliu, Anjeza Shahini, Kejsi Tola, etj. Ndërsa nata e dytë do të vijojë me 15 këngëtarë dhe grupe të rinjsh, të cilët rikthejnë traditën e Natës së të rinjve. Nata e tretë do të sjellë këngët e "big"-ve në variantin e dueteve, ndërsa nata finale pritet të nxjerrë këngën që do të na përfaqësojë në festivalin Evropian. çdo këngë do të jetë e shoqëruar nga performanca koreografike, të cilat janë punuar nga koreografi Julian Bulku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›