E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasa i Kastriotit “vret” Luftëtarin

Besnik Hasa shënoi ndoshta golin më të cmuar të karrierës së tij të re në Supërligë, kur i dha ekipit të tij, Kastriotit fitoren e cmuar me një nga rivalët direkt për mbijetësë në Kategorinë Superiore, Luftëtarit të Gjirokastrës, që tashmë duket se do të jetë shoqëruesja e Apolonisë drejt Kategorisë së Parë. Gjithsesi, pas 9 minutash lojë Hasa përcolli topin në rrjetë. Pjesa e dytë risolli në fushë Kastriotin më kërkues që synoi dyfishimin e rezultatit, por afrikani Ziambo nuk arriti të finalizojë. Me fitoren ndaj gjirokastritëve Kastrioti u ngjit në kuotën e 29 pikëve, një më shumë se Shkumbini i vendit të dhjetë. Në javën e 29 Kastrioti është mysafir i Apolonisë, ndërsa Luftëtari pret Flamurtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›