Partizani, fitore për kryetifozin Joti

ASA (Albania Sport Agency)- Hallaci në të 39' dhe Beqiri në të 59'. 2-0 në "Qemal Stafa" dhe Partizani sigloi rekordin sezonal të serisë me gjashtë fitore rresht dhe të 16-n në 28 javë, ndërsa Apolonia regjistroi humbjen e 17, që e con me marsh të pestë pranë rikthimit në Kategorinë e Parë, prej nga ku erdhi vetëm një sezon më parë. Një minutë heshtje ne tempullin e futbollit shqiptar të nderuar një nga ultrasit më të njohur të "Demave të kuq", Kastriot Cemën, njohur ndryshe si "Joti", i cili u nda nga jeta para pak ditësh. Lule për kryetifozin, teksa një portret i madh i tij ishte vendosur në tribunën përkarshi, ndërsa tifozeria e kuqe thirri në korr emrin e "Jotit" të paharruar. Partizani (pa "trurin" e skuadrës Elis Bakajn, të pezulluar) ngulmoi qysh nga minuta e parë përballë Apolonisë modeste, por me grintë në njëzet minutat e para të takimit. Pas lojës këmbëngulëse të Partizanit, ish-futbollisti i Lushnjës, Hallaci rezultoi efikas teksa në të 39 konkludoi në portën e maqedonasit të Apolonisë, Suad Zendeli.
Gjysmëloja e dytë bën dhe diferencën midis dy ekipeve, kur Partizani më i freskët fizikisht përballë një Apolonie me vetëm një sulmues të mirëfilltë, arriti të dyfishojë rezultatin me anë të kapitenit Ardit Beqiri. Goli i parë sezonal i 27-vjecarit Beqiri.
Apolonia në 45 minutat e pjesës së dytë pati vetëm një rast për të kërcënuar seriozisht portën e mbrojtën nga Orges Shehi. Partizani edhe pse në dukje morri maksimalen nga një ndeshje e paragjykuar si e lehtë në letër, u lodh jo pak për të marrë tri pikët që mbajtën atë në të njëjtën kuotë me Teutën (nga 54) duke ruajtur të njëjtin hap e diferencë edhe me Vllazninë dhe Tiranën që fituan përkatësisht me Dinamon dhe Elbasanin. Përpara së formacioni i Likës të ndeshet në javën e 29 me Teutën në Durrës, do të përballen po me këtë ekip në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë në Tiranë, kur ndeshja e parë në "Niko Dovana", prodhoi një rezultat 0-0 njëherësh edhe të rrezikshëm për fatet e dy ekipeve, që synojnë finalen. Apolonia do të përballet në javën e ardhshme me një tjetër rial për mbijetesë, Kastriotin e Krujës, por që mbërrin në Fier me avantazhin e shtatë pikëve, kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit.
PARTIZANI – APOLONIA 2-0
Shënues: Hallaci 39' A.Beqiri 59'
Stadiumi "Qemal Stafa", Tirane
Gjyqtarë: A.Janku, A.Guce, E.Miho
Përballjet sezonale
Faza e parë: Partizani-Apolonia 3-2
Faza e dytë: Apolonia-Partizani 0-2
Faza e tretë: Partizani-Apolonia 2-0
Bilanci PARTIZANI – APOLONIA:
56 ndeshje; 37 fitore Partizani, 12 barazime, 7 fitore Apolonia. Golat: 147-45