Marseja e Canës fiton 2-1 me Trojes

ASA (Albania Sport Agency) - Olimpiku i Marsejës i Lorik Canës fitoi 2-1 me Trojes në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 të kampionatit francez. Ndeshja pati tone dramatike, pasi miqtë barazuan me anë të zëvendësuesit Xhaziri në minutën 80 golin e shënuar nga Xhibril Sise në të 55'. Falë golit të Modeste M'Bami në minutën e 86 me një gjuatje të fuqishme nga 25 metra, që dha dhe fitoren Olimpikut, skuadra e Canës tani ndodhet në vendin e katërt të Ligës 1 franceze dhe shumë pranë zonës së Ligës së Kampioneve. Cana luajti për 90 minuta dhe në "Velodrome" nuk ka munguar të valviten dhe flamuj shqiptarë.