E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, 90 minuta “tmerri” në kryeqytet

ASA (Albania Sport Agency) - Mbyllet 1-2 takimi Dinamo-Vllaznia në "Selman Stërmasi" dhe shkodranët ruajnë vendin e dytë në renditje dhe sërish 5 pikë prapa Tiranës kryesuese, që fitoi në Elbasan. Vllaznia arriti fitoren e pestë radhazi, ndërsa Dinamo nuk mundi të shmangë humbjen e katërt në seri.
Edhe pse të gjithë kishin parashikuar një fitore jo të vështirë të Vllaznisë së vendit të dytë, ndaj një Dinamoje (teorikisht jo të motivuar), formacioni i Mirel Josës vuajti deri në ekstremin e fundlojës, kur Admir Teli shënoi golin e fitores në minutën e 84 të takimit, dhjetë minuta pas golit të barazimit të Vllaznisë së shënuar nga malaziasi 23-vjecar Nilola Vukcevic në minutën e 74
Vllaznia është e paqartë në lojën e saj për të mposhtur gardianin ri të portës dinamovite, 19-vjecarit Alban Hoxha.
Trajneri Josa e parandjen se shumë gjëra nuk funksionojnë në formacionin startues të tij dhe kryen tri zëvëndësimet e mundshme: Ahi në vend të Sukaj (46'), Cani në vend të senegelazit Goudjabi (67') dhe Tafilit në vend të veteranit Dalipi (85).
Ishte Dinamo ajo që shënoi e para me anë të zëvendësuesit Vanglel Mile që realizoi në mënyrë befasuese në minutën e 72 duke përfituar nga një gabim foshnjarak i mbrojtësit me përvojë të Vllaznisë, Rezart Dabulla, gol që krijoi tension të jashtëzakonshëm në bankinën shkodrane të cilët nuk kishin ardhur kurrsesi me mendimin për të pësuar humbje në një takim të parafituar në letër. Goli i shpejtë rikuperues i Vukcevic i pasuar me golin e Telit i siguruan fitoren e cmuar formacionit të Josës, që në javën e ardhshme do të përballet në shtëpi me Besën e Kavajës, e cila nga ana e saj humbi me Teutën.
Dinamo në javën e 29 do t'i duhet të përballojë një tjetër sfidë të vështirë kur i duhet të shmangë hunbjen e pestë rresht përballe një Tiranë që kërkon me cdo kusht fitoren.

DINAMO – VLLAZNIA, 1-2
Shënues: Mile 72'/ Vukcevic 74, Teli 84'
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Gjyqtarë: Sh.Guce, P.Goxhaj, G.Qirici
Përballjet sezonale
Faza e parë: Vllaznia-Dinamo 3-0
Faza e dytë: Dinamo-Vllaznia 0-0
Faza e tretë: Dinamo-Vllaznia 1-2
Bilanci DINAMO – VLLAZNIA:
117 ndeshje; 45 fitore Dinamo, 39 barazime, 33 fitore Vllaznia. Golat: 156-114

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›