E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, gol për në fitoren 2-1 të Ried - VIDEO

ASA (Albania Sport Agency) - Hamdi Salihi celi serinë e golave të fitores 2-1 të SV Ried kundër Vaker Tirolit, në një takim që u ndoq nga 4850 vetë, një rekord negativ shikuesish. Shkodrani shënoi në minutën e 27 të pjesës së parë, pas një harkimi të Hackmier, ku Salihi tregoi dhe njëherë se është mbreti i zonës së rreptësisë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për SV Ried, teksa në faqen zyrtare komentuesi i ndeshjes shkruante se ajo dhe mund të përfundonte në 5-0. Salihi pati dhe një rast tjetër në minutën e 47, por gjuajtje përfundoi paksa jashtë shtyllës pingule. Salihi luajti për 78 minuta pasi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Kovacevic, ende pa u bërë goli i Vaker Tirol. Miqtë barazuan me anë të Knabel (79'). Golin e fitores për Ried e shënoi zëvendësuesi Rony Brunmayer dy minuta përpara përfundimit të takimit, që shënoi me topin e parë që kontaktoi . Edhe shqiptari nga Maqedonia, Emin Sulimani, i cili u aktivizua gjatë gjithë takimit pati një rast të mirë. RENDITJA . Red Bull Salzburg 67 2. SV Mattersburg 49 3. SV Josko Fenster Ried 41 4. SK Rapid Wien 40 5. FC Superfund 39 6. FK Austria Magna 38 7. SCR Cashpoint Altach 31 8. FC Wacker Tirol 30 9. SK Sturm Graz 25 10. Liebherr GAK 05 Goli i bukur i Salihit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›