Kukësi fiton betejën me lezhjanët dhe vjen i dyti pas Luftëtarit
Java e 13-të e kategorisë së parë ka dhuruar rezultate interesante dhe kryendeshja e kësaj jave Kukësi Besëlidhja përfunduar me fitoren 2-0 të kuksianëve. Takmi ka qenë i fortë dhe ka pasur kontesitme nga miqtë për penalltinë e akordur në favor të vendasve. Në kët moment ka dalë me karton të kuq kapiteni i Besëlidhjes, Peqini, për protestë. Luftëtari ka fitur 2-1 në Velipojë dhe vijon marshimin drejt superligës. Gjirokastritët tani kanë Kukësin si ndiekin më të afërt. Lushnja ka fituar 1-0 në Ersekë dhe e shikon veten në vendin e tretë duke parakaluar Besëlidhjen. Besa vijon serinë pozitive, ku viktimë e radhës për kavajasit ka qenë Elbasani. Besa ka fituar 4-2. Festival golash ka pasur në takimin Gramshi-Butrinti, takim i cili ka përfunduar në barazim 4-4. Mamurrasi ndonëse luante në fushën e tij dhe deri në minutën e 90-të udhëhiqte 1-0, nuk ka mundur të fitojë, pasi në shtesë është ndëshkuar nga Skrapari dhe i gjithë takimi mbyllet në barazim 1-1.
Java e 13-të
E shtunë
BESA ELBASANI 4-2
Shënues: Krasniqi 17, Poçi 45, 87′, Mihani 74′ / Berberi 62′, Gava 90′
GRAMSHI BUTRINTI 4-4
Shënues: Pengu 43, 62′, Marishta 56 ‘, L.Koçi 87′ (11-m) / Kola 35 (11-m), Ngjela 68′, 70′, Xhuvani 80′
GRAMOZI LUSHNJA 0-1
Shënues: Canka 82′
ADA LUFTËTARI 1-2
Shënues: Puka 75′ / Rraboshta 43, 45
KUKËSI BESËLIDHJA 2-0
Shënues: Jevdeviç 38 (11-m), Berberi 65′
MAMURRASI SKRAPARI 1-1
Shënues: Shima 35 / Brata 91′
Të dielën
ILIRIA BURRELI ( 13:00)
Të hënën
VLORA HIMARA (13:00)
