Interviste me Julian Assange
Mund tju pelqeje ose jo por Julian Assange i Wikileaks eshte profeti i nje epoke te re te transparences se pavullnetshme lideri i nje organizate qe ka per qellim perhapjen e sekreteve te botes permes nje teknologjie qe nje dhjetevjecar me pare as qe mund te imagjinohej. Gjate vitit te fundit informacionet e tij kane publikuar 76 000 dosje nga sekretet e luftes ne Afganistan dhe 392 000 dosje sekrete te luftes ne Irak. Keto jane bere domen publik dhe behet fjale per rrjedhjen me te madhe te materialit ushtarak te klasifikuar ne historine ushtarake. Te dielen Wikileaks publikoi edhe 250 000 materialet e klasifikuara te Departamentit Amerikan te Shtetit duke ofruar kesisoj nje pamje te paprecedente te menyres se si diplomatet e larte amerikane shohin armiqte dhe miqte e tyre. Por Assange me shpjegoi ne fillim te muajit se dosjet e Pentagonit dhe Departamentit te Shtetit jane vetem fillimi. Ne Londer ne nje interviste te rralle dhene per revisten Forbes Assange thote se publikimi i ardhshem i Wikileaks eshte nje banke e madhe amerikane. Materialet do te japin nje kendveshtrim te brendshem dhe te vertete te menyres se si bankat sillen ne nivelet ekzekutive dhe kjo shpresoj qe te stimuloje reforma dhe hetime ka deklaruar Julian.
A eshte e vertete se ju keni shume dokumente te papublikuara
Sigurisht. Duke u bere gjithnje e me te suksesshem ka nje diference mes shpejtesise se rrjetit tone te publikimeve dhe rrjetit qe i merr keto publikime.
Per te suksesshem i referoheni profilit tuaj personal
Po rritjes se profilit te organizates dhe profilit tim gjithashtu. Nese dicka qe lind nis te konsiderohet si e besueshme ne nje sfere specifike dhe ti takon dike qe te thote po e kam degjuar eshte e besueshme atehere menjehere konfirmohet dyshimi yt qe behet fjale per dicka te besueshme. Kjo eshte arsyeja qe marka eshte shume e rendesishme sikunder ndodh me gjithcka qe i beson.
Diferenca mes burimeve tuaja te publikimit dhe publikimit real eshte shkaku qe funksioni i dergimit te materialeve nuk ka funksionuar qe nga muaji tetor
Kemi pasur shume ngarkese.
Para se te ndalonit hyrjet sa dokumente ju dergonin ne dite
Sikurse e thashe eshte nje rritje ne menyre ekspotenciale. Jo gjithmone cilesia eshte shume e larte.
Sa per qind e materialeve qe keni ka te beje me sektorin privat
Rreth 50.
Jeni perqendruar ne ushtrine amerikane me se shumti gjate ketij viti. Kjo do te thote se jeni duke u marre aktualisht me sektorin privat
Po. Ne na duhet qe tu krijojme prioritet burimeve tona ne menyre qe materialet qe kane edhe impaktin me te madh te dalin te parat.
Kjo do te thote se materialet per korporatat i konsideroni me impakt te madh
Po por ndoshta jo me ate impakt qe kane materialet per lufterat. Por varet se si i shohim gjerat.
Mendoni se do te riktheheni ne modelin e numrit me te madh te targeteve dhe te burimeve
Po.
Mund ti quajme atehere megaleaks
Tingellon mire. Keto megaleaks... jane nje fenomen i rendesishem dhe do te vijne duke u shtuar. Ne rastin aktual kemi nje teresi jashtezakonisht te madhe te dhenash qe mbulojne nje periudhe te madhe historike ose prekin shume persona atehere duhet qe te specializohemi ne nje produkt e me pas ne nje tjeter dhe kete kemi bere deri me tani. Jemi teresisht te pavarur dhe publikojme ate qe marrim. Ndersa profili yne rritet ne disa zona ne fokusohemi me shume ne zona te tjera te vecanta. Njerezit pyesin per shembull se perse nuk publikojme me shume materiale per talebanet. Dhe une u them ejani e na ndihmoni per talebanet dhe ne do ti publikojme.
Keto megaleaks te sektorit privat nuk i kemi pare ende
Po. Te pakten jo ne ate mase sa materialet ushtarake.
Do te kemi mundesi qe ti shohim
Po. Kemi disa materiale qe lidhen me nje banke dhe qe do ti publikojme se afermi dhe behet fjale per megaleaks. Nuk eshte i nje permase si ai ne rastin e Irakut por jane gjithsesi shume materiale.
Eumlshte nje banke amerikane
Po. Eumlshte nje banke amerikane.
Nje qe ekziston aktualisht
Po nje banke e madhe.
Banka me e madhe amerikane
Jo koment.
Kur do te ndodhe kjo
Ne fillim te vitit te ardhshem. Nuk do te them me gje per kete.
Cfare ndikimi doni qe te kene keto dokumente
Nuk jam i sigurt. Mund te them se keto materiale do te japin nje brendi te vertete per menyren e funksionimit dhe sjelljes se bankave ne nivelet e ekzekutivit dhe kjo do te stimuloje hetime e reforma. Te pakten ma ha mendja mua. Zakonisht kur merr informacion te ketij niveli behet fjale per raste te vecanta apo dhunime te vecanta. Per kete ka vetem nje shembull te ngjashem. Eumlshte si ne rastin e e-mail-eve te Enron. Perse ishin ato aq te vlefshme Kur Enron u permbys edhe pse permes procesesh gjyqesore mijera e-mail-e dolen ne drite e-mail-e te brendshme dhe keto ishin nje dritare qe shfaqnin menyren e menaxhimit te kompanise. I tille do te jete edhe rasti yne. Ka dhunime ose shkelje flagrante praktika aspak etike por do te kete edhe vendime te struktures vendimmarrese dhe ekzekutive te brendshme qe del ne drite dhe kjo ka nje vlere jashtezakonisht te madhe. Si ne rastin e materialeve te Irakut kur dokumente te caktuara te bejne qe te shohesh spektrin e madh te luftes. Mund ta quash kete situate nje ekosistem te korrupsionit. Behet fjale per nje vendimmarrje te tere qe mbyll syte dhe mbeshtet praktikat jo etike.
Nje here kemi thene se Wikileaks ka material per BP. Eumlshte e vertete
Kemi shume materiale por duhet te vendosim se cilet jane origjinalet. Ka pasur shume materiale ne shtyp per BP dhe te them te drejten mendoj se jo i gjithe materiali eshte origjinal.
Shtypi rus ka shkruar se ju planifikoni qe te beni objektiv te ardhshem te publikimeve politikane dhe kompani ruse. Kam degjuar edhe nga burime te tjera se keni shume materiale ne lidhje me kete.
Kjo gje mori permasa te medha kur FSB deklaroi se nuk ishte nje situate per tu shqetesuar dhe se ata do te na e mbyllnin sajtin. Por ne te vertete ne kemi materiale ne lidhje me shume biznese dhe qeveri perfshi Rusine. Nuk eshte e drejte te themi se Rusia eshte vecanerisht ne fokus.
Le te flasim per industri te tjera. Po per kompanite farmaceutike
Kemi materiale. Per te qene te qarte kemi shume materiale te papublikuara sa edhe une nuk jam vete i sigurt per kete. Jane materiale te cilave u kam hedhur nje sy shkurtimisht ose per te cilet kam degjuar nga bashkepunetoret.
Sa materiale keni Sa giga apo terabajt
Nuk jam i sigurt. Nuk i kam llogaritur.
Po per industrine teknologjike
Kemi disa materiale ne lidhje me spiunimin e nje qeverie te madhe ne nje industri teknologjike. Spiunazh industrial.
SHBA apo Kina
SHBA eshte nje nga viktimat.
Po per industrine energjetike
Po.
Pervec BP
Po.
Ne lidhje me ceshtjet e mjedisit
Per shume ceshtje.
Mund te na jepni shembuj
Nje shembull Nis me dicka per te cilen kemi publikuar nje vit me pare nje rast interesant qe nuk eshte kapur nga askush. Eumlshte nje kompani nafte teksano-kanadeze emri i se ciles nuk me kujtohet. Ata kane puse ne Shqiperi qe kane plasur. Situate shume serioze. Ne e kemi marre kete lajm nga nje konsulent inxhinier. Ai tha se kamione shkonin ne mes te nates per te bere dicka aty. Ata u sabotuan. Qeveria shqiptare ishte e perfshire me nje tjeter kompani. Kishte dy kompani rivale prodhuesish dhe njera ishte ne pronesine e qeverise dhe tjetra ne pronesi private. Kur e morem nje lajm te tille ai nuk kishte nje koke ne te nuk thuhej emri i firmes apo se kujt i perkisnin puset.
Pra materiali nuk u mor sepse kishte mangesi ne te dhena
Po. Ndonjehere. Keshtu une thashe cdreqin mund te beja me kete gje Eumlshte e pamundur qe te bejme verifikime nese nuk e dime nga vjen nje material. Mund te jete per shembull nje kompani qe kerkon tia hedhe nje tjetre. Ndaj ne beme dicka shume te pazakonte dhe e publikuam e thame Kemi marre kete material qe duket se mund te jete shkruar nga nje kompani qe kerkon te rrezoje nje tjeter kundershtare. Nuk jemi ne gjendje qe te vertetojme burimin dhe na duhet me shume informacion. Gjithsesi i rreme apo i vertete dicka po ndodhte. Ose kompanite mundohen qe tia hedhin njera-tjetres ose fakti qe na eshte dhene eshte i vertete cka perben nje interes te vecante.
Si mendoni cfare domethenie ka Wikileaks per biznesin Si duhet qe te ndreqet biznesi ne nje bote ne te cilen ekziston edhe Wikileaks
Wikileaks do te thote qe ne kete bote eshte me e lehte qe te drejtosh nje biznes te mire dhe shume me e veshtire qe te fshehesh nje biznes te keq dhe shefat e ekzekutivit duhet qe te inkurajohen nga kjo gje. Une mendoj per rastin e Kines ku kompanite e qumeshtit bene ate krim me qumeshtin pluhur. Dhe kjo ndodhi ne disa kompani. Le te themi se ke ndermend qe te drejtosh nje kompani te mire. Eumlshte shume mire qe te kesh nje vend pune ku respektohet etika. Nepunesit ka me shume shanse te mos te ta hedhin nese nuk e shohin qe ti me kompanine tende ua hedh te tjereve.
A jeni pro tregut te lire
Absolutisht. Kam nje qendrim te perzier ndaj kapitalizmit por e dua tregun.
Marre me shkurtime nga Forbes