E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani synon kontratë të re

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani, ka konfirmuar se është në bisedime për marrëveshje të re afatgjate në Old Trafford.

25 vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij të tanishme por ka theksuar se është i gatshëm të qëndroj në klub për pjesën e mbetur të karrierës.

“Menaxheri ka besim të madh në mua, kjo është më e rëndësishmja. Menaxheri im është duke negociuar me klubin rreth kontratës së re dhe gjërat janë duke shkuar mirë. Shpresoj të arrijmë marrëveshje deri në fund të sezonit. Manchester United është shtëpia ime”, deklaroi Nani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›