Skolari te Mançester Siti, Frenk Rajkard drejt Çelsit
Faqet e para të gazetave angleze i janë dedikuar dje tërësisht merkatos, por këtë radhë atë të trajnerëve, ku Skolari dhe Rajkard duket se janë bërë objektiv kryesor i disa prej skuadrave më të mira. Edicioni sportiv i gazetës "The Times" u hap dje me një foto gjigante të Luis Felipe Skolarit, për të cilin duket më se e realizueshme hipoteza e kalimit te Mançester Siti, në vend të suedezit Sven Goran Erikson. Presidenti tajlandez, Thaksin Shinauatra, i ka bërë një ofertë prej 3.2 milionë sterlinash në sezon për të bindur brazilianin. Shinauatra ka vendosur vetëm një kusht, atë të një përgjigjeje përfundimtare para fillimit të EURO 2008, ku Skolari do të drejtojë përfaqësuesen e Portugalisë. Sipas "The Times", Skolari është i tunduar nga kjo ofertë që i është bërë, por do të preferonte që të mbyllte më parë Evropianin. Ndërsa "Daily Mail" ka bërë të qartë se trajneri aktualisht pengohet nga familja për t‘u transferuar në Angli, pasi fëmijët e tij janë rritur në Portugali dhe nuk do të dëshironin të lëviznin. Për më tepër, një punë e përditshme do të detyronte Skolarin të hiqte dorë nga jeta që po bën tani, ku ka mundësi të shëtitë nëpër botë duke zhvilluar seminare të ndryshme. Nga ana e tij, Shinauatra është i bindur se do të jetë braziliani që do drejtojë ekipin, pavarësisht protestave të lojtarëve dhe tifozëve që duan Erikson.
Për sa i përket Rajkard, duket se largimi nga Barcelona do ta dërgojë atë drejt Çelsit. Sipas "The Sun" dhe "Daily Star", më i lumturi për transferimin e trajnerit holandez do të jetë pikërisht Avram Grant, tekniku aktual i londinezëve. Këtë e ka treguar një prej shokëve të tij më të ngushtë, lojtari i Portsmuthit, Riçard Hjugs. "Grant është një person modest, të cilit nuk i pëlqen të qëndrojë në dritën e prozhektorëve. Ai do të ishte shumë i lumtur të kthehej në detyrën e mëparshme te Çelsi, kur punonte si ndërmjetës mes stafit teknik dhe drejtuesve të klubit", tha Hjugs. Sipas tij, Grant do të ishte i lumtur t‘i lëshonte vendin Rajkard, edhe nëse do të fitonte kampionatin dhe Ligën e Kampioneve.