Skolari, tekniku më i keq në epokën "Abramoviç"
Çelsi ndodhet në garën për titull, vetëm një pikë pas Liverpulit, por mediat britanike kanë filluar sulmet ndaj Luis Felipe Skolarit. Sipas statistikave, braziliani është trajneri më i keq i bluve që prej vitit 2003, kur klubi u ble nga manjati rus, Roman Abramoviç. Me humbjen përballë Arsenalit, Çelsi ka fituar vetëm 59.1 për qind të ndeshjeve nën drejtimin e Skolarit. Mesatarja e Avram Grant, që arriti 15 fitore në Premiership, ishte 63.6 për qind. Klaudio Ranieri e ka udhëhequr skuadrën drejt fitores në 77.3 për qind të rasteve (sezoni 2003-‘04), ndërsa Murinjo është më i suksesshmi në epokën "Abramoviç" me 78.2 për qind.